×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Çfarë ndodh kur Covid-19 i bashkëngjitet edhe gripi sezonal

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Optimistët shpresonin se Covid-19 nuk do të mbijetojë në nxehtësinë e verës. Sidoqoftë, këto shpresa janë zbehur. Virusi u shfaq edhe më i fuqishëm në Iran pavarësisht temperaturave të larta, dhe nuk ka problem të durojë edhe vapën e madhe të Singapurit.

    Por çka to ndodhë me Covid-19, dhe neve, kur fillon shiu dhe moti i freskët, dhe nis gripi i vjeshtës?

    Aq më shumë, si do ta kalojmë pandeminë e gripit të dimrit në mes të pandemisë së Covid-19? Një gjë është e sigurt.

    “Mund të kemi valë të fuqishme të Covidit në vjeshtë”, thotë virologu Ab Osterhaus nga Qendra Hulumtuese për Infektimet e Reja në Hannover. Deri atëherë, ai shpreson se do të jemi më të aftë në trajtimin e rasteve të rënda, dhe shtetet do të mund të testojnë, gjurmojnë, dhe karantinojnë të gjitha rastet dhe kontaktet e tyre, dhe ta frenojnë virusin më mire se tani, shkruan The Guardian.

     

     

    Ideja e një pandemie te gripit në mes të pandemisë së Covid-19 është tmerruese. Spitalet do të vërshohen.

    Në mes të frikës se temperaturat e ftohta dhe qarkullimi i viruseve tjera do të rrisin përhapjen e koronavirusit, problemi i parë do të jetë të kuptuarit se cili pacient e ka gripin e rëndomtë e cili Covid-19, ngase simptomat fillestare janë të njëjta.

    E panjohura tjetër është se çka bën Covid-19 në kombinim më viruset tjera. Çdo vjeshte kemi përhapjen e viruseve si Rhinovirusi, shkaktari kryesor i ftohjes. Por, shpesh shkakton edhe pneumoni tek të gjitha moshat.

    Por ekziston një fenomen ende i pa hulumtuar mirë i cili quhet “pengesë virale”, me ç’rast derisa një lloj i virusit e kaplon një pjesë të popullatës, për arsye të panjohura virusi tjetër nuk arrin t’i infektojë.

    Pyetja është nëse Covid-19 do të hyjë në këtë rregull, ngase jo secili virus funksionon në këtë mënyrë. Ndonjëherë mund të infektohemi më dy viruse përnjëherë. Mjekët në spitalet e Ëuhanit raportuan që në janar dhe shkurt të këtij viti, shumë pacientë kishin që të dy viruset, transmeton KOHA.

    “Duhet të shpresojmë për më të mirën, por të jemi të gatshëm për më të keqen”, thotë Osterhaus.

    Këshilla e vetme nga shkencëtarët është përgatitemi më mirë për gripin sezonal, për të cilin kemi vaksina dhe ilaçe.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Një foto e një personi është shkrepur në Kuvendin e Kosovës, teksa ai shihet se po bartë një kuti votimi. Kuvendi duket...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një telefonatë nga Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi në vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta goditur Iranin, ka deklaruar...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.