×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Çfarë dështoi për të mbrojtur Kapitolin më 6 janar?

    FrontOnline
    23 Shkurt 2021

    Dy komisione të Senatit po zhvillojnë të martën një seancë dëgjimore gjatë së cilës po shqyrtojnë sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar, duke u përqendruar tek çështje të sigurisë si dhe përgjigjja ndaj ngjarjes nga ana e forcave të zbatimit të ligjit.

    Para Komisionit të Sigurisë së Brendshme dhe atij të Çështjeve Qeveritare po dëshmojnë zyrtari kryesorë për sigurinë në Senat Michael Stenger dhe ai për sigurinë në Dhomën e Përfaqësuesve ,Paul Irving. Po kështu komisionet do të dëgjojnë edhe dëshmitë e ish-shefit të Policisë së Kapitolit Steven Sund dhe drejtorit në detyrë të Departamentit të Policisë Metropolitane Robert Conte.

    Për oficerët Stenger dhe Irving, dëshmia e tyre do të jetë komenti i i parë publik që kur ata dhanë dorëheqjen, menjëherë pas sulmit të Kapitolit nga mbështetës të ish-Presidentit Trump.

    Senatorja Amy Klobuchar tha për agjencinë “Associated Press” se ligjvënësit do të përqendrohen tek mënyra se si agjencitë e sigurisë e ndanë informacionin përpara sulmit, kohën që u desh për dislokimin e trupave të Gardës Kombëtare për të ndihmuar oficerët e mbingarkuar të Policisë së Kapitolit dhe nëse strukturat komanduese të njësive përgjegjëse për sigurinë e Kapitolit, kontribuan në dështimet e sigurisë.

    Klobuchar tha se panelet do të zhvillojnë të paktën edhe një seancë tjetër si pjesë e hetimit që ato po kryejnë, për të shqyrtuar përgjigjen e Departamentit të Mbrojtjes, atij të Sigurisë Kombëtare dhe Byrosë Federale të Hetimit ndaj ngjarjes.

    Sulmi i dhunshëm në Kapitol ndodhi ndërsa ligjvënësit ishin mbledhur për të çerfitikuar fitoren në zgjedhje presidenciale të demokratit Joe Biden. Protestuesit thyen dritare e dyer dhe u përplasën me punonjësit e sigurisë duke lënë pas me dhjetëra policë të plagosur. Sulmi detyroi anëtarët e Kongresit që të largoheshin dhe vetëm disa orë më vonë ata çertifikuan rezultatin e zgjedhjeve.

    Dhuna në Kongres la pesë persona të vdekur, përfshirë një oficer të policisë së Kapitalit.

    Në javë pas sulmit, Dhoma e Përfaqësuesve ngriti zyrtarisht akuza ndaj  Trump për nxitje të sulmit në Kapitol. Pas zhvillimit të gjykimit mbi këtë çështje Senati e shpalli ish-presidentin të pafajshëm./voa

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.