×
  • Lajme
  • Lajme

    Çeku: Nuk pranojmë vendime nga Gjykata Kushtetuese nëse ajo përzihet në kompetencat e Kuvendit

    FrontOnline
    27 Maj 2020

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka folur për mundësinë që kjo parti të pranojë çfarëdo vendimi që del nga Gjykata Kushtetuese për dekretin e Presidentit Thaçi.

    Çeku në “Debat Plus” ka thënë se LVV pret nga Kushtetuesja një vendim të drejtë dhe që nuk lë hapësira për manovrime.

    “Presim një vendim që bazohet në ato që shkruhen në Kushtetutën e Kosovës dhe një vendim që nuk është në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Kosovës që tashmë janë shprehur me votë për ndryshimin e pritur një kohë të gjatë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se pas këtij “vendimi të drejt” presin të shkojnë në zgjedhje sa më parë që të jetë e mundur.

    “Interpretimi ynë është që Kushtetuta pas një mocioni të suksesshëm të mosbesimit nuk parasheh asnjë alternativë tjetër pos shkuarjes në zgjedhje”.

    Ai thotë se besojnë se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të veprojnë me përgjegjësi.

    “Ne nuk mund ta pranojmë nëse Gjykata Kushtetuese përzihet në kompetencat e Kuvendit të Kosovës duke amendamentuar Kushtetutën pasi kjo është një përgjegjësi që u takon deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ne pajtohemi që kjo nuk është përgjegjësi e Kushtetueses dhe besoj se e kemi të drejtën për ta kritikuar një gabim që mund ta bëjë Gjykata Kushtetuese në këtë rast”, tha ndër të tjera Hajrulla Çeku.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.