×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Cakaj mbështetja e Gjermanisë jetike për zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në Facebook, përshëndeti marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Gjermania.

    “Përderisa nën Presidencën Kroate është arritur vendimi historik për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me Presidencën Gjermane do të punojmë fort e ngushtë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare.”- theksoi Cakaj në postim, transmeton lajmi.net.

    Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj cilësoi se mbështetja e Gjermanisë ka qenë jetike për politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Lidhur me këtë çështje, Cakaj shprehu bindjen se me Presidencën Gjermane të Këshillit do të punohet ngushtësisht për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe kryerjen e të gjitha detyrimeve të nevojshme për përparimin e mëtejmë në procesin e anëtarësimit në BE.

    “Vlen, natyrisht, të theksohet se liberalizimi i vizave me Republikën e Kosovës është i një rëndësie thelbësore, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për besueshmërinë e Bashkimit Evropian në rajon.”- përfundoi Cakaj reagimin e tij.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Izraeli dhe Hamasi, kanë arritur marrëveshje armëpushimi, pas konfliktit 15 muajsh me dhjetëra mijëra viktima që tronditi...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një avion stërvitor i sigurisë iraniane është rrëzuar në pjesën veriore të vendit dhe për pasojë tre persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha të mërkurën se ishte një "pasdite shumë e mirë" pasi ai zyrtarisht njoftoi marrëveshjen midis Izraelit...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka shprehur mbështetje për Taulant Haxhiun, njëri ndër afaristët më të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video nga tubimi në Klinë, ku shihet pjesëmarrja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Prof. Dr. Artan Nimani, ka marrë mbështetje të fuqishme nga miqtë dhe...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një avion stërvitor i sigurisë iraniane është rrëzuar në pjesën veriore të vendit dhe për pasojë tre persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi...
    Vip15 Janar 2025
    Reperi nga Peja, Gjesti, po dëshmon se është një ndër konkurrentët më të diskutuar dhe të spikatur të këtij edicioni të Big...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Në një tubim masiv në Grabanicë të Klinës, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi programin e koalicionit për “Kosovën Fituese”, duke premtuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.