×
  • Opinione
  • Opinione

    Byzylyk të sigurisë që mund të parandalonin vrasjet dhe sistem i drejtësisë me duar të përgjakura!

    Xhevdet Pozhari
    02 Dhjetor 2022

    Kosova është tronditur me vrasjen e dy grave dhe një foshnjeje të palindur në më pak se një javë.

    Reagimet e furishme u shpërndanë nga Presidenca, Kryeministria dhe të gjithë me radhë. Mllefi i shoqërisë me të drejtë kërkonte përgjegjësi. Vrasjet edhe më tronditëse i bënte mënyra e kryerjes, gjakftohtësia me të cilën autorët i kryen këto akte makabre.

    Njëri me sëpatë derisa gruaja e tij flinte, ndërsa tjetri me armë nga distanca e afërt duke ia marrë jetën një nëne në orët e fundit të shtatzënisë që priste të sillte në këtë botë një jetë të njomë.

    Vrasja e dytë bëhet pakrahasimksht më e rëndë jo vetëm pse të tilla krime na kujtonin mizoritë e vrasjeve gjatë luftës nga grupet paramilitare serbe që nuk kursenin as gra shtatzëna, as nëna e fëmijë, por edhe ngaqë shteti dështoi ta mbrojë jetën e një gruaje që kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje. Ajo kishte kërkuar shpëtim edhe në polici, edhe në gjykatë.

    Si përfundim, gjyqtari e kishte dënuar vetëm me 300 euro gjobë për armëmbajtje pa leje dorasin. Ai kishte shpëtuar nga dënimi për dhunën e ushtruar dhe presionin psikologjik ndaj bashkëshortes që kishte vendosur të ndante rrugët me të. Fjalët e saj të dëshmuara në letër, mbeten gjurmët e pashlyera të një sistemi të korruptuar të drejtësisë i cili u bë bashkëpjesëmarrës në krim.

    Të një sistemi i cili disa orë para se të ndodhte vrasja, e ndëshkoi një vrasës vetëm me 3 vite heqje lirie. Të një sistemi të drejtësisë me duar të përgjakura.

    Dhe, ky do të jetë vetëm vazhdimi i vendimeve skandaloze që njerëzit menduan se do të merrnin fund me vettingun në drejtësi! E, vettingu vonohet njëjtë siç vonohet drejtësia për viktimat. Sikur të kishte efikasitet të gjyqësorit, sot e ndjera Hamide Magashi, gruaja që priste midis trishtimit të dhunës së ushtruar t’i gëzohej lindjes së fëmijës së saj, do të ishte gjallë!

    Në Kosovë, gjatë viti që lamë pas janë raportuar rreth 2 mijë e 500 raste të dhunës në familje. Rreth 2 mijë gra u janë drejtuar institucioneve për urdhër të mbrojtjes. Ndërkohë, kapacitet e policisë së Kosovës nuk mjaftojnë që në vazhdimësi të monitorojnë gjendjen e tyre të sigurisë. Për këtë arsye, në vitin 2015 ishte miratuar Ligji për Mbikëqyrjen Elektronike të personave që u kufizohej lëvizja me vendim të gjykatës.

    Pra, shtatë vite më parë, ligjërisht policia e Kosovës duhej të fillonte sigurimin e pajisjeve që do të sinjalizonin nëse dhunuesi i afrohej viktimës. Në rastin e të ndjerës Hamides, kur ish bashkëshorti i saj do t’i afrohej, nëse do të ekzistonin byzylykët, do të detektohej se ishte në afërsi të viktimës.

    Ja që, fatkeqësisht, u desht që një nënë bashkë me foshnjën e saj ta paguanin me jetë neglizhencën e policisë. Sipas deklarimit të Policisë së Kosovës, edhe shtatë vite pas miratimit të ligjit, ky institucion i sigurisë ende në fazën e identifikimit të mostrave të pajisjeve dhe trajnimit të stafit për monitorimin e kompjuterëve!

    Që fatkeqësia të merr përmasa të plota, as vetë Qeveria nuk kishte ndarë mjete për blerjen e këtyre pajisjeve. Si rezultat, shumë viktima me urdhër mbrojtës të gjykatave, pa vetëdijen e tyre mund të ndodhen në afërsi të dhunuesit dhe potencialisht t’iu rrezikohet jeta.

    Kjo është veç njëra anë e medaljes. Ana tjetër është edhe më e dhimbshme! Në mungesë të funksionalitetin të strehimoreve dhe shtëpive të sigurta, shumë viktima detyrohen që të banojnë në të njëjtin ambient me dhunuesit. Fati i tyre varet nga hollësia e paravanit që i ndanë.

    Sot u varros një njeri që u vra në duart e shteti. Bashkë me foshnjën e saj. Në të njëjtën kohë, u vetvra edhe monstra që e kreu aktin monstruoz.

    Sot Kosova është në zi. Në zi jemi veçanërisht ne prindërit që të trishtuar e mendojmë pyetjen se ku jemi duke i rritur fëmijët. Sidomos vajzat!

    *Qëndrimet e autorit nuk paraqesin domosdoshmërisht qëndrimet e redaksisë.

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Opinione25 Prill 2024
    Burimi: The Financial Times (titulli origjinal: Don’t relax, Europe — the US hard right isn’t finished yet), Constanze Stelzenmuller. Në fundjavë, Kongresi...
    Opinione24 Prill 2024
    Nga: Lina Khatib / The Guardian (titulli origjinal: Iran seems like it’s in escalation mode – but all-out war with Israel is...
    Opinione23 Prill 2024
    Shkruan Hisen Berisha  Pas dështimit të serbëve për të realizuar të drejtën e tyre politike për të zgjedhur kryetarët e tyre në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë në takimin e grupit punues për migrim, të ftuar nga...
    Sport26 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille për të eksploruar një lëvizje Edon Zhegrovën. “Bianconerët” po përgatiten për një afat...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme...
    Lajme26 Prill 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve...
    Lajme26 Prill 2024
    Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti nuk po besohet më nga presidentët amerikan dhe francez, Jode Biden dhe Emmanuel Macron. Shkaku i këtij...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.