×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Brazili shënon 1.290 vdekje të tjera nga koronavirusi, 654 në Meksikë

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Brazili ka raportuar 1.290 vdekje të tjera të lidhura me koronavirus, ndërsa 654 raste të tjera fatale janë regjistruar në Meksikë gjatë 24 orëve të fundit.

    Numri i të vdekurve në Brazil arriti në 63.174, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e vendit.

    Në Brazil u raportuan gjithsej 42.223 raste të reja me virusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1.539.081.

    Ndërkohë, numri i të vdekurve në Meksikë u rrit në 29.843, treguan të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Numri i të diagnostikuarve u rrit në 245.251, me 6.740 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

    Deri më tani 147.205 pacientë janë shëruar nga virusi në vend.

    Meksika konfirmoi rastin e parë me COVID-19 më 28 shkurt, kurse vdekjen e parë më 19 mars.

    Që nga shfaqja e virusit për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri është përhapur në pothuajse të gjithë globin. SHBA, Brazili dhe Rusia aktualisht janë vendet më të goditura në botë.

    Pandemia ka marë më shumë se 525 mijë jetë njerëzish në të gjithë botën, ndërsa 11 milionë janë infektuar dhe mbi 5,87 milionë të shëruar, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Papa Leoni XIV i ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit ta lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke e...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Në Vatikan, Papa Leo XIV sapo ka mbajtur një fjalim në të cilin bëri thirrje që të lejohet “ndihma e mjaftueshme humanitare”...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Qeveria italiane ka miratuar marrëveshjen me Zvicrën për taksimin e të ashtuquajturit “teleworking” nga punonjësit ndërkufitarë. Punonjësit ndërkufitarë do të kenë të...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka reaguar pas, siç ka thënë ai, “mjegullës së krijuar” rreth fondeve që Kosova pritet t’i marrë...
    Lajme21 Maj 2025
    Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, tha se vendi i saj e mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian,...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Papa Leoni XIV i ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit ta lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke e...
    Lajme21 Maj 2025
    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, është takuar sot me Nënkryetarin e Prishtinës, Shkëmb Manajn, dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike, Bekim Brestovcin, lidhur...
    Lajme21 Maj 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se morën vendim për ndalimin e mjeteve për subjektet politike parlamentare ndaj të cilave...
    Lajme21 Maj 2025
    Të hënën një foshnje e porsalindur u gjet brenda një qeseje pranë deponisë së mbeturinave në Matiqan. Më pas, mjekët konstatuan se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.