×
  • Lajme
  • Lajme

    Borxhi ndaj Ujësjellësit “Prishtina” 2 milionë euro, rrezikohet projekti i madh

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Ushtrues i Detyrës së kryeshefit të ndërmarrjes KRU “Prishtina”, Sokol Xhafa, me të marrë detyrën është përballur me vështirësi financiare shkaku i borxheve të shkaktuara ndaj kompanisë gjatë periudhës së pandemisë me Covid-19.

    Ai në një intervistë për Front Online ka thënë se qytetarët nuk po i kryejnë pagesat me rregull dhe gjatë periudhës së masave të ndërmarra nga Qeveria më parë borxhi ka shkuar në 2 milionë euro.

    “Kompania vazhdon të jetë e qëndrueshme financiarisht, borxhet janë rritur ndaj kompanisë vetëm gjatë periudhës së pandemisë, borxhi ka arritur në mbi 2 milionë euro të akumuluara vetëm për këta muaj, por po shpresojmë që konsumatorët të reflektojnë sa më shpejtë dhe të kryejnë obligimet e tyre për pagesa”, është prehur Xhafa.

    4 punëtorë të KRU “Prishtina” me Covid-19, njëri nga ta nëvetizolim

    Si shumë institucione e kompani të ndryshme, edhe ndërmarrja KRU “Prishtina”është prekur nga Coronavirusi, raporton Front Online.

    4 punëtorë të kësaj ndërmarrje janë diagnostikuar me COVID-19, e që 3 prej tyre tashmë janë shëruar kurse 1 nga ta është ende në trajtim.
    Këtë e ka bërë të ditur për Front Online U.D i ndërmarrjes KRU “Prishtina”, Sokol Xhafa.

    “Kanë qenë 4 persona të cilët janë diagnostikuar me COVID pozitiv të gjithë kanë shkuar në vetizolim normalisht edhe pjesa e kontakteve të tyre i kemi dërguar në vetizolim të gjithë, fatmirësisht të gjithë e kanë tejkaluar dhe janë mirë me shëndet vetëm 1 prej tyre nuk është rikthyer në punë”, ka thënë ai.
    Kurse për periudhën e pandemisë është shprehur se kanë përfillur 100% rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

    “Gjithë periudhën e pandemisë masat i kemi respektuar 100% duke përfshirë edhe masat mbrojtëse sa i përket maskave dezinfektuesve… por para 2 javësh ka pasur atëherë kur filloi shpërthimi si duket nga jashtë ka ardhur një rast pozitiv dhe pastaj janë infektuar edhe disa raste të tjerë”, tha ai për Front Online.

    Rrezikohet ndërtimi i impiantit në Shkabaj, shkak sigurimi i fondeve

    KRU “Prishtina” ka nisur projektin e ndërtimit të impiantit nëShkabaj, por që sipas Xhafës ky projekt mund të shtyhet nëse nuk kryhet të gjitha obligimet kreditore për këtë investim kapital.

    E për këtë arsye kanë dorëzuar kërkesë në qeverinë për masën 4 në ndihmë kompanive publike për t’u dalë në ndihmë si kompani në mënyrë që të mos rrezikohet projekti.

    “Ne i kemi dorëzuar të gjitha dokumentet njësia për monitorim të ndërmarrjeve publike tani po presim konfirmimin, kërkesa jonë ka qenë për shkak se kompania jonë vazhdon të jetë në obligime kreditore për shkak të ndërtimittë impiantit në Shkabaj e që ajo pagesë do të mund ta rëndonte gjendjen ekonomike brenda ndërmarrjes ose do të mund të rrezikonte investimet kapitale.Ne si kompani nuk e kemi pezulluar, i kemi shtyrë për pak investimet por jemi në implementim e sipër të tyre” ka thënë Xhafa.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.