×
  • Lajme
  • Lajme

    Borrell: Nuk jemi në garë me Amerikën, kush do ta zgjidhë çështjen e Kosovës

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka deklaruar sot se Bashkimi Evropian pret nga Qeveria e re serbe të ndërmarrë me shpejtësi reformat urgjente të nevojshme për pranimin e Serbisë në BE. Ai ka thënë se BE nuk është  në garë me Amerikën se kush do të jetë i pari që do ta zgjidhë çështjen e Kosovës.

    Siç raportojnë mediat, kryediplomati evropian, ka shfaqur pritjet e tij për një angazhimin e plotë të Serbisë në dialogun e lehtësuar nga BE, si dhe në bashkëpunimin rajonal.

    “BE është plotësisht i përkushtuar që të vazhdojë të mbështesë procesin e pranimit të Serbisë në BE, si dhe rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së coronavirusit, duke përfshirë përmes Planit Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor në vjeshtë”, ka thënë Borrell.

    Borrell ka këmbëngulur që BE-ja duhet të luajë një rol vendimtar në dialog, sepse çështja e Serbisë dhe Kosovës është një problem që është në mjedisin e afërt të bllokut evropian.

    “Nëse ne nuk mund ta zgjedhim çështjen (problemin) Kosovë-Serbi, që janë fqinj tanë dhe i takon kapaciteteve tona, atëherë ne nuk mund të pretendojmë që jemi faktor gjeopolitik. Ne nuk jemi në garë me Amerikën se kush do të jetë i pari që do ta zgjidhë çështjen e Kosovës, të paktën unë nuk jam në garë me ta. Nëse Amerika mund t’i bëjë dy palët bashkë, në Shtëpinë e Bardhë ose kudo, unë do të isha më shumë se i lumtur”, ka thënë Borrell.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Të tjera
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.