×
  • Lajme
  • Lajme

    Bojkotin e qytetarëve serb për “referendum” qeveria po e sheh si humbje të Listës serbe”

    FrontOnline
    25 Prill 2024

    Zëvendësministri i pushtetit lokal, Arbër Vokrri e ka parë si një sukses mbajtjen e votimit për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve shqiptarë në komuna në veri, ndonëse i njëjti u bojkotua nga më shumë se 99 për qind e qytetarëve të komunitetit serb pas thirrjes së Listës Serbe për ta bërë një gjë të tillë. Ai gjithë këtë proces e vlerësoi si një humbje të vetë Listës Serbe dhe sipas tij BE-ja tashmë do duhej t’i hiqte masat ndaj Kosovës

    “Unë kam thanë me muaj të tanë që disponimi i qytetarëve është për të mos e kthyer Listën Serbe në pushtet dhe duket e çuditshme se edhe pas arritjes së 20% të nënshkrimeve të domosdoshme ata bënë thirrje për bojkot pra kaq është fuqia e tyre dhe kjo është maksimiumi që mund të bëjë Lista Serbe që ka dështuar”, tha Vokrri

    Bashkimi Evropian ka vlerësuar rezultati i votimit të së dieles në katër komunat n ëveri nuk i kontribuon shtendosjes së tensioneve.

    Në një vijë me deklaratën e BE-së është edhe ish-ministri për Kthim dhe Komunitete Aleksandar Jabllanoviq. Ai kritikuar qeverinë për një proces të padobishëm dhe Listën Serbe e cila sipas tij ua mundësoj kryetarëve jolegjitimë mandatin edhe për 18 muaj.

    “A ka kushte për heqjen e masave mendoj se jo sepse procesi është realizuar por nuk ka sjellur rezultat qeveria organizoj një proces pa pasur një interesim se a do të dështoj apo jo, BE-ja ka kërkuar deeskalim, atë nuk po e shohim, referendumi u organizua por dështoi nëse e shohim policinë në terren e shohim se gjendja është delikate, pra qeveria shumë lehtë do të mund të suspendonte kryetarët pasi që p.sh në Leposaviq kemi shkelje të ligjit. Kemi parë video që në objekt të komunës konsumohen lëndë narkotike, kemi punësime familjare, kryetarët kanë mbushur komunat me familjarë të tyre. Pra qeveria dhe kuvendi kanë bazë ligjore për shkarkim dhe vetëm me shkarkim deeskalohet situata dhe plotësohet kërkesa e BE-së, pastaj nuk do të kishte rëndësi thirrja për bojkot ose jo e Listës Serbe”.

    Kritika për gjithë procesin e votimit për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë në veri kishte edhe shoqëria civile nga komuniteti serb. Qendra e përfaqësimit të kulturës demokratike tha se fuqia e Listës Serbe mund të matet vetëm me zgjedhje të reja.

    “Pas rastit të Banjskës ka pasur shpërngulje të dukshme të qytetarëve. Një numër i madh i njerëzve është shpërngulur dhe një numër i madh i frikësohet procesit. Unë në Mitrovicë kur shëtis me fëmijën tim, kur e shoh policinë nuk do të duhej të frikësohesha nga polici se a do të më godas apo arrestoj. Çdokund në botë policia krijon siguri dhe tek ne pas shtatorit kjo gjë është përmbysur dhe askush nuk po përpiqet ta zgjidhë këtë ”, thuhet në reagimin e e shoqërisë civile nga komuniteti serb.

    Nga mbi 40 mijë votues sa janë të regjistruar në katër komunat e veriut në ditën e votimit për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë dolën vetëm 259 votues. /RTV21

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Gllogoc, Departamenti i Përgjithshëm Penal njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në...
    Lajme04 Maj 2024
    Sot në qytetin Eger të Hungarisë është bërë zbulimi i bustit të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Busti është vendosur në sheshin...
    Lajme04 Maj 2024
    Kosova ka rënë 19 vende më poshtë sa i përket Indeksit të Lirisë së Shtypit.Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Dy persona janë arrestuar në Tiranë, për kontrabandë. Policia thotë se të arrestuarit dyshohen se tregtonin mallra kontrabandë pa pullë fiskale nga...
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre ishin të kërkuar...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Ministria e Brendshme e Rusisë e ka vendosur emrin e presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, në listën e personave të kërkuar dhe është...
    Lajme04 Maj 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë në linjë me konkluzionet e nxjerra me datën 12 dhjetor 2023, Këshilli Evropian do...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të monumentit të heroit kombëtar, Gjergj...
    Lajme04 Maj 2024
    Telekomi i Kosovës është në gjendje kaotike për shkak të bllokimit të llogarive , tha për Radio Kosovën, Lamih Balaj, kryetar i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.