Gjuha:
×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bllokada në Trust, guvernatori Mehmeti: I kam shkruar ministrit Murati, nuk kam marrë përgjigje

    FrontOnline
    24 Mars 2023

    Komisioni Për Buxhet, Punë dhe Transfere ka ftuar për raportim komisionin përzgjedhës për bordin e Fondit të Kursimeve Pensionale, raporton Ekonomia Online.

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ka raportuar para deputetëve punën që ka bërë për të zgjedhur bordin, ku tha se përkundër emaileve që u ka dërguar ministrit të Financave Hekuran Muratit, dhe Auditores së Përgjithshme nuk ka marrë pëlqimin për të shpallur konkurs.

    Ai tha se është fakt që pozitat janë të përcaktuara nga komisioni përzgjedhës sipas Ligjit për Fondin për Kursime Pensionale të Kosovës.

    “Më 10 mars unë kam pranuar një email nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, ku bëjnë me dije se janë dy pozita vakande, pastaj në funksion të zbatimit të kompetencave të guvernatorit dhe procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të bordit drejtues të Fondin për Kursime Pensionale të Kosovës, janë ndërmarrë veprimet si më poshtë, më 14 mars domethënë pas 4 dite, prej që e kam pranuar letrën prej Fondit për Kursime Pensionale, përmes emailit i jam drejtuar ministrit të Financave dhe Auditores së Përgjithshme ku kam kërkuar pëlqimin e tyre për ta autorizuar organin drejtues të Fondit për Kursime Pensionale, që të shpallë konkursin për plotësimin e dy pozitave vakande të atëhershme në bordin drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. Pas dërgimit të emailit kam qenë në pritje të përgjigjjes zyrtare nga ministri dhe auditorja e përgjithshme, pasi nuk kam pranuar asnjë përgjigjje nga të dy anëtarët e tjerë që nga domethënë kërkesa e datës 14 mars 2022. ”, tha Mehmeti

    “Me datë 24 tetor 2022 përseri përmes emaili i jam drejtuar ministrit dhe auditores së përgjithshme për dy anëtarë, por e kam potencuar se mund të jenë edhe anëtarët tjerë”, tha Mehmeti.

    Ndërkaq Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca tha se katër ditë pas marrjes së emailit të datës 24 tetor i ka kthyer përgjigje Mehmetit.

    “Më duhet t’i sqarojë disa çështje. Sa i përket ftesave, guvernatori ka deklaruar se ka bërë 3 ftesa për takim, mirëpo unë nuk e kam pranuar ftesën me datën 14 mars. Më datë 24 me është bërë prapë një pëlqim qe të vazhdojë konkursi, pas 4 ditësh ia kam kthyer e-mailin. Si auditore e përgjithshme kam qenë në një pozitë jo të mirë”, tha Spanca.

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan,...
    Lajme31 Maj 2023
    Gazetarja Olha Priadko u strehua sot në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”. Ajo erdhi bashkë me djalin...
    Lajme31 Maj 2023
    Ish i dërguari special për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka komentuar përsëri për tensionet në veri. Me anë të një...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2023
    Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur reagime të shumta të ndërkombëtarëve por edhe në rajon. Së fundmi ka reaguar dhe ish...
    Lajme31 Maj 2023
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në rrjetin social "Facebook",  ka shpërndarë disa fotografi nga takimi me liderët  e shteteve anëtare të Komunitetit...
    Lajme31 Maj 2023
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë për rrjetin amerikan CNN, se, pala serbe i ka zbatuar të gjitha obligimet ndërkombëtare që...
    Lajme31 Maj 2023
    Rreth 100 serbë janë mbledhur në mbrëmjen e së mërkurës në Zveçan, në afërsi të ndërtesës komunale, ku është duke u protestuar...
    Bota/Rajoni31 Maj 2023
    Pesë persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin afër Grupçinit në Tetovë, thonë për “Makfax” nga MPB. Nga informacionet e para mësohet...
    Lajme31 Maj 2023
    Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, ka deklaruar se po të mos ndërhynte KFOR’i në veri, “tani do të ishim duke mbajtur...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.