Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Biznesmeni rus zhduket pas vendimit për ekstradim drejt SHBA-së

    FrontOnline
    24 Mars 2023

    Artem Uss, biznesmeni rus dhe djali i guvernatorit të një rajoni të Siberisë u arrestua në aeroportin e Milanos në tetor 2022, me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së, shkruan The Guardian.

    Ai u vendos në arrest shtëpiak dhe iu kërkua të mbantë një byzylyk elektronik. Të martën, një gjykatë italiane ra dakord për ekstradimin e tij në SHBA. Të nesërmen, ai u zhduk, raportoi AFP, duke cituar raportet e mediave.

    Babai i tij Aleksandër Uss, i cili më parë e ka denoncuar arrestimin e djalit të tij si “politik”, ka shprehur shqetësimin e tij.

    “Si baba, jam shumë i shqetësuar për djalin tim,” tha ai në një konferencë për shtyp sot.

    “Nuk e di se ku është dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur në detaje. E vetmja gjë që mund të them është se sipas Artyomit, banesa ku ai po qëndronte ruhej mirë nga policia. Madje e kontrollonin disa herë në natë. Kështu që nuk e kuptoj vërtet se si u zhduk,” shtoi ai.

    Uss ishte një nga pesë rusët e arrestuar pas kërkesës së Uashingtonit për “skema të paligjshme për të eksportuar teknologji ushtarake amerikane në Rusi.

    Departamenti amerikan i drejtësisë tha se disa prej tyre ishin “zbuluar në fushat e betejës së Ukrainës”./FrontOnline/

     

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Maj 2023
    Kanë shpërthyer sërish tensionet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, dy ditë përpara se të rifillonin bisedimet që synonin përfundimin e një marrëveshjeje paqeje...
    Bota/Rajoni30 Maj 2023
    Një tjetër vrasje ka tronditur SHBA-në dhe këtë herë viktimat janë nga e njëjta familje. Prindërit, motra dhe vëllai i Cesar Olalde,...
    Bota/Rajoni30 Maj 2023
    “Kina mbështetë përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e këtij...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2023
    Eurodeputeti dhe kryetari i Partisë së Gjelbër Europiane, Thomas Waitz ka thënë se përshkallëzimet e fundit në veri janë “rezultat i viteve...
    Kronika30 Maj 2023
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Fushë Kosovë. Në vendin...
    Lajme30 Maj 2023
    Janë ndaluar për 48 orë dy nga pesë të arrestuarit e mbrëmshëm për sulme me mjete shpërthyese ndaj ushtarëve të KFOR0-it, policisë...
    Bota/Rajoni30 Maj 2023
    “Kina mbështetë përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e këtij...
    Lajme30 Maj 2023
    Ka nisur gjykimi ndaj Pjetër Shalës. Sot pritet të dëshmojë dëshmitari i shtatë, i njohur me kodin një. Deri më tani në...
    Lajme30 Maj 2023
    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka takuar sot në Beograd ambasadorët e shteteve të QUINT-it me të cilët ka biseduar për situatën...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.