×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bizneset në Mitrovicë llogaritet se pësuan humbje rreth 40 milionë euro për shkak të COVID-19

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Bizneset në Mitrovicë llogaritet se pësuan humbje rreth 40 milionë euro për shkak të COVID-19

    Pandemia COVID-19 përveç kërcënimit serioz për shëndetin e njeriut, ka shkaktuar humbje të mëdha edhe për bizneset në komunën e Mitrovicës, vlera e të cilave, sipas njohësve të kësaj fushe, kap shumën e rreth 40 milionë eurove.

    Rrustem Abiti, njohës i çështjeve ekonomike, njëherit pronar i një kompanie që merret me dezinfektimin e hapësirave, ka bërë të ditur për KosovaPress, se pandemia COVID-19 dihet çfarë pasoja mund t’i shkaktojë një shteti të vogël në tranzicion dhe zhvillim siç është Kosova, derisa ka shkatërruar pothuajse tërë ekonominë botërore dhe ka kthyer prapa me vite të tëra shtetet më të zhvilluara.

    Sipas tij, edhe pse nuk ka statistika të sakta, supozohet se bizneset e Mitrovicës kanë pësuar humbje 30 deri në 40 milionë euro për shkak të situatës me pandeminë, ndonëse siç u shpreh ai, humbjet mund të jenë akoma më të mëdha.

    Në lidhje me mosmiratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvendin e Kosovës, ai tha se kjo rrezikon seriozisht falimentimin e bizneseve dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

    “Shumë shtete më të zhvilluara të ekonomisë botërore kanë probleme me pandeminë. Atëherë ne si shtet i vogël në tranzicion dhe në zhvillim, dihet çfarë probleme mund të krijojë kjo pandemi e cila e shkatërroi pothuajse tërë ekonominë botërore dhe ka kthyer prapa me vite të tëra… Për Mitrovicën nëse bëjmë një llogari mendohet të jetë një humbje për buxhetin e Mitrovicës me rrethinë, po mendoj familjare, publike dhe të tjerat, diku 30-40 milionë llogaritet se janë humbje të krijuara… Ende nuk ka statistika të sakta, mund të dalin më vonë sigurisht, por kështu mendohet, mbase unë mendoj se kjo shifër mund të jetë edhe më e madhe…Me një angazhim të mirëfilltë të institucioneve tona mund të përballohen të gjitha vështirësitë, por nëse ne shohim se Parlamenti ynë ende nuk është i gatshëm të aprovojë një program të rimëkëmbjes ekonomike në Kosovë, atëherë mund të kemi parasysh se çka mund të jetë e ardhmja kur shumë institucione dhe biznese private janë në mbyllje dhe falimentim, janë krijuar shumë probleme sociale, papunësi, skamje , ka thënë Abiti.

    Melihate Beshiri, drejtoreshë e organizatës “Biznesi i grave të Mitrovicës”, e cila përfshinë më shumë se dhjetë kompani, ka sqaruar se rreth 50 mijë euro është shuma që kanë humbur këto biznese, si pasojë e pandemisë.

    “Pandemia si në çdo biznes tjetër ka ndikuar edhe në organizatën tonë mjaft…Humbja që ka shkaktuar pandemia në bizneset e grave është diku 45 përqind ose rreth 50 mijë euro”, theksoi Beshiri.

    Alush Sejdiu, qytetar i Mitrovicës, duke thënë se pandemia iu ka shkaktuar humbje të mëdha bizneseve, ka potencuar mosmiratimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si çështje e cila dëmton rëndë ekonominë familjare dhe gjithçka tjetër.

    “Mosmiratimi i ligjit për rimëkëmbjen ekonomike e dëmton rëndë ekonominë qytetare… dëmton dhe çdo pore të jetës”, tha ai.

    Në anën tjetër, Shukri Gashi, drejtor i Drejtorisë së Financave në komunën e Mitrovicës, ka sqaruar se komuna ka ndarë 170 mijë euro për situatën pandemike, prej të cilave janë shpenzuar deri tash rreth 112 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër është në bilancin e buxhetit komunal dhe do të përdoret po ashtu për situatën e pandemisë.

    Sipas tij, në lidhje me situatën më të re të krijuar rreth COVID-19, qeveria ka ndihmuar komunat me gjithsej 10 milionë euro, prej të cilave Mitrovica ka përfituar 255 mijë euro.

    Ai konsideron se bazuar në statistikat e deritashme, sipas të cilave humbjet e përgjithshme në Kosovë si pasojë e pandemisë janë rreth 1 miliard euro, dhe në bazë të përqindjes së popullsisë që ka Mitrovica, pastaj numrit të bizneseve etj., humbjet nga pandemia në këtë komunë kapin vlerën deri në 30 milionë euro.

    “Në seancën e 27 marsit të vitit 2020 komuna e Mitrovicës ka propozuar Kuvendit Komunal një shumë prej 170 mijë euro e cila do të përdoret për virusin COVID-19, do të thotë për situatën pandemike. Deri tash komuna ka shpenzuar 112 mijë euro nga kjo shumë, 84 mijë e 800 euro janë mjete që janë shpenzuar për pako ushqimore për familjet me raste sociale, familjet në zonat rurale dhe familjet me gjendje të vështirë ekonomike, ndërsa rreth 27 mijë euro janë shpenzuar kryesisht për dezinfektimin e hapësirave të objekteve publike, si dhe të disa objekteve private, dhe pjesa tjetër prej 56 mijë euro është e lirë, është në bilanc të buxhetit të komunës dhe do të përdoret kryesisht për situatën e pandemisë… Me datën 17 të këtij muaji kemi pranuar nga Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal (MAPL) një email ku konfirmohet se qeveria ka ndarë 10 milionë euro si ndihmë komunave për situatën e pandemisë, ndërsa komuna e Mitrovicës në këtë rast ka përfituar 255 mijë euro… Për të thënë shuma të sakta është e pamundur, për shkak se situata pandemike akoma vazhdon…Supozohet se dëmtimet për shkak të situatës pandemike në Kosovë janë diku rreth 1 miliardë euro, atëherë në bazë të përqindjes së popullsisë, bizneseve sa ka komuna e Mitrovicës, del se në komunën e Mitrovicës dëmet që ka shkaktuar situata pandemike duhet të sillen diku prej 20 deri në 30 milionë euro”, u shpreh Gashi

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.