×
  • Lajme
  • Lajme

    Bisedimet Ekonomike Kosovë – Serbi, amerikanët thonë se evropianët janë të informuar për gjithçka

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Me 3 dhe 4 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zhvillohen ato që njerëz të Presidentit Trump po i quajnë “The Serbia – Kosovo Economic Talks” , bisedime për ekonomi në mes të Kosovës dhe Serbisë. Pala kosovare tashmë ka arritur në Washington, derisa atje nesër pritet që të arrijë edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

    Amerikanët për këtë iniciativë rreth normalizimit të raporteve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë, thonë se i kanë njoftuar në detaje evropianët, në mënyrë specifike Gjermaninë dhe Francën.

    Kështu ka deklaruar dje një Këshilltar Special i Presidentit, Donald Trump, në një bisedë që ka pasur me gazetarë.

    Ky këshilltar i presidentit amerikan ka thënë se është në kontakte të vazhdueshme dhe të ngushta me këshilltarët e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe se evropianët janë në dijeni të planit amerikan dhe e mbështesin atë./GazetaExpress/

    “Ne kemi qenë duke u koordinuar me BE’në. Do të vazhdojmë të koordinohemi. Meqenëse e njoh z.Hecker shumë mirë dhe kam koordinim shumë të ngushtë me gjermanët. Gjithashtu kam koordinim me Francën në mënyrë të vazhdueshme, dhe me evropianët tjerë. Kështu që pavarësisht se çfarë mediat thonë, ne kemi qenë duke u koordinuar ngushtë me evropianët, dhje ata e dinë planin tonë dhe janë përkrahës të planit tonë”, ka thënë këshilltari Special i Trump.

    Ai tutje ka thënë se SHBA nuk është anëtare e BE’së dhe nuk është e involvuar në procese që BE ka me palë të tjera.

    “Ata kanë procesin e tyre”, ka shtuar këshilltari i Trump në bisedën me gazetarë.

    “Ne mbështesim miqtë tonë në Evropë. Ne bëjmë çfarë ne mund të bëjmë, por ata janë në detyrë, ata determinojnë ritmin dhe diskutimet”, ka shtuar tutje.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Në gjykimin për vrasjen e A.Zh., në Gllamnik të Podujevës, Gjykata Themelore në Prishtinë mbajti seancë për caktimin e lartësisë dënimit për...
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Kroacinë në Ditën e Shtetësisë. Urimin e para e shtetit të Kosovës, e ka bërë në një...
    Lajme30 Maj 2025
    Mot me diell dhe vranësira do të mbajë këtë fundjavë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.