Dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 195 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 3 mijë e 703 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga 13 marsi kur edhe u konfirmuan rastet e para.
Nga ky numër, 1 mijë e 946 janë shëruar, kurse 79 të tjerë kanë vdekur.
Kështu, numri i rasteve aktive në vend është 1 mijë e 678.
Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 1002raste, 7 prej tyre kanë humbur betejën.
Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 374 të infektuar, 6 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.
Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Prizreni, ka numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19, gjithsej 13 viktima, ndërsa ka 342 raste të konfirmuara pozitive.Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive dhe viktimave për secilën komunë të Kosovës.