×
  • Kronika
  • Kronika

    Bie numri i vetëvrasjeve në Kosovë, por shifrat mbesin shqetësuese

    FrontOnline
    11 Korrik 2022

    Shifra të larta të vetëvrasjeve janë shënuar edhe këtë vit, por sipas Policisë së Kosovës, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kjo dukuri ka shënuar rënie. Psikologë e sociologë thonë se shifrat e vetëvrasjeve janë shqetësuese, ndërsa u bëjnë thirrje mediave dhe institucioneve tjera, që sa më shumë të kontribuojnë për luftimin e kësaj dukurie.

    Këtë vit 40 persona kanë tentuar t’i japin fund jetës së tyre. Të dhënat e Policisë se Kosovës thonë se brenda këtyre muajve, 9 persona kanë bërë vetëvrasje. Sipas raportimeve, në mesin e tyre ka mosha të reja. Policia thotë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kjo dukuri ka shënuar rënie.

    Megjithatë edhe këto statistika janë shqetësuese për shoqërinë. Por, psikologu Vigan Behluli, i ka thënë Radio Kosovës se nuk ka statistika të sakta për numrin e vetëvrasjeve.

    “Nuk ka statistika të sakta për numër të personave të vetëvrarë. Vetëvrasja edhe në nivelin global e godet më së shumti grupmoshat e reja. Dominante në nivelin botëror është ndonjë problem psikologjik deri në nivel të çrregullimit, ku këtu dominon çrregullimi i humorit apo depresioni klinik, si një formë e cila e godet rrënjësisht mirëqenien e individit. Dominojnë edhe faktorët e jashtëm, mungesa e perspektivës, presionin momental, emocional apo psikologjik dhe veprimi impulsiv i personit që i merr vetes jetën”, thotë Behluli.

     

    Psikologu Behluli thotë se roli i psikologut është shumë i nevojshëm dhe i arsyeshëm në këtë proces, fillimisht për identifikimin e faktorëve të rrezikut të cilët mund t’i shtojnë gjasat që një person të ketë veprime vetëvrasëse. Ai këshillon që vizita te psikologu mos të jetë tabu.

    “Janë një sërë idesh që vazhdimisht qarkullojnë në mendjen e individit dhe ka elemente tjera pasuese që vazhdojnë që këtë ide ta transformojnë në veprim, pra të vetëvrasjes. Psikologu në gjithë këtë proces mund të ndihmojë por është edhe familja dhe rrethi që duhet t’i mbështesin personat që mendojnë lidhur me vetëvrasjen”, tha ai.

    Ndërsa sociologia Rina Braimi thotë se numrat e rasteve të vetëvrasjes janë shqetësues. Por, sipas saj, për shkak të mentalitetit shumë raste nuk deklarohen fare si të tilla.

    “Numrat janë shqetësues, edhe pse po deklarohet ndryshe, por, mentaliteti jonë në Kosovë e dimë se është shumë i ngurtë dhe nëse mundet me u gjete ndonjë mënyrë mos me u shënuar si vetëvrasje, padyshim që kjo do të ndodhë. Kemi plot raste që i kemi dëgjuar e që nuk i shohim nëpër media apo në raporte të Policisë”, tha ajo.

    Ajo thotë se arsyet pse po i çojnë në vetëvrasje të rinjtë, janë të shumta, si: ankthi, depresioni, probleme tjera psikologjike. Por, sipas Braimit, kohëve të fundit këtij fenomeni i ka kontribuar edhe pandemia, por edhe krizat ekonomike me të cilat po përballet shoqëria. Megjithatë nuk dihet se a janë vendime personale këto apo rrethanat shoqërore e çojnë individin drejtë një veprimi të tillë. Sociologia Braimi u ka bërë thirrje mediave dhe institucioneve përgjegjëse që të kontribuojnë shumë për shëndetin mendor.

    Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës vitin e kaluar mbi 50 persona kanë tentuar t’i dhënë fund jetës së tyre. Ndërsa 20 e kanë bërë këtë.

    Nga Rubrika
    Kronika16 Janar 2025
    Për shkak të mungesës së përkthyesit ligjor, dështoi të nisë gjykimi të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren ndaj Sakir Mazrek, Ferdi...
    Kronika16 Janar 2025
    Një person në Rahovec ka njoftuar policinë se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj....
    Kronika16 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në raportin e saj ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar mbi 1 mijë e 700...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Hamasi dhe Izraeli kanë arritur marrëveshje armëpushimi të ndarë në tri faza. Presidenti Joe Biden dhe pasuesi i tij, Donald Trump e...
    Lajme16 Janar 2025
    Në një kohë kur raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë pritej të ishin më të afërta, analisti Lutfi Bilalli shpreh shqetësimin se marrëdhëniet...
    Lajme16 Janar 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht përfaqësuesit e saj kanë mbajtur prezantim/ligjëratë para kadetëve të Gjeneratës së 61 të Policisë së Kosovës e...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Papa Françesku ka lënduar krahun e djathtë në një rrëzim, ka thënë Vatikani, vetëm disa javë pasi ai lëndoi mjekrën e tij...
    Vip16 Janar 2025
    Xheneta ka ngacmuar Xuxin për zarfin e zi të mbërritur në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova. “Ti...
    Lajme16 Janar 2025
    Në një kohë kur raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë pritej të ishin më të afërta, analisti Lutfi Bilalli shpreh shqetësimin se marrëdhëniet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.