×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie numri i të burgosurve dhe paraburgosurve, shkak pandemia

    FrontOnline
    16 Gusht 2020

    Pandemia nga Covid-19, ka ndikuar që të ketë numër më të vogël të burgosurve dhe të ketë ndërprerje të paraburgimit. Numri ka rënë për gati 200 prej fillimit të shfaqjes së këtij virusi në Kosovë.

    Me datën 16 mars kur Këshilli Gjyqësor i Kosovës mori vendim që të kufizohet aktiviteti brenda gjykatave, këto institucione kanë trajtuar vetëm çështje urgjente dhe si pasojë ishin anuluar seancat që nuk paraqesin urgjencë. Ndërkohë që gjatë vitit 2020, mbi 970 persona janë në pritje të ekzekutimit të vendimit te formës së prerë.

    Kështu thotë drejtori i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi i cili në një intervistë për KosovaPress, ndër të tjera flet edhe për mungesën e ligjit që mund të amnistojë apo pezullojë dënimet në kohë të përkohshme.

    Për këtë Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës muaj më parë i është drejtuar Komisionit për Legjislacion si dhe shefave të grupeve parlamentare me propozimin për inicimin e ndryshimeve ligjore në procedurë të përshpejtuar në mënyrë që të mundësohet lirimi i përkohshëm apo amnistia për të dënuarit në kohën e pandemisë.

    Thaçi: Numri i të burgosurve dhe të paraburgosurve ka rënë në masë të dukshme

    “Tash kemi rënie të të burgosurve, pasi që Kosova nuk posedon një Ligj që mund të amnistojë apo mund të lirojë, apo pezullojë dënimet në kohë të përkohshme edhe pse ka qenë tentativë aso kohe nga presidenca, ministrja dhe nga grupet parlamentare dhe nuk ka arritur që të procedohet ky ligj. Janë aktivizuar akterët tjerë siç është Paneli për Lirim me Kusht dhe Presidenca. Kështu që kanë qenë mjaft aktiv dhe kanë arritur t’i lirojnë Paneli për Lirim me Kusht disa prej të burgosurve. Të njëjtën kohë ju e dini që edhe gjykatat që kanë punuar me kapacitete të zvogëluara, dhe vetëm raste urgjente. Prandaj edhe numri i të burgosurve dhe paraburgosurve ka rënë në masë të dukshme, që rrjedhimisht ka lehtësuar punën tonë dhe menaxhimin me ta”, ka deklaruar Thaçi.

    Ndalesa e vizitave të familjarëve të burgosurve Thaçi thotë se ka qenë sfiduese për Shërbimin Korrektues, pasi që kjo e ka bërë më të vështirë qëndrimin e tyre gjatë këtyre muajve në qendrat e paraburgimit dhe burgimit në Kosovë.

    Thaçi: Gjatë ditës se sotme kemi 1423 të burgosur

    “Zakonisht burgjet kanë pasur numrin e të burgosurve dhe të paraburgosurve rreth 1650- 1670 sillemi zakonisht. Tash konkretisht nëse nuk gaboj të gjithë statistika e sotit është 1423. Prandaj, gjatë kësaj pandemie kemi rënie të të burgosurve dhe të para-burgosurve”, shton ai.

    Sipas tij, janë dy të burgosur dhe 26 zyrtarë korrektues të cilët janë infektuar me koronavirus deri më tani, ku prej tyre 12 janë ende që po qëndrojnë në vetizolim.
    Si shkak i rritjes së numrit të rasteve me këtë pandemi, Shërbimi Korrektues i Kosovës nga 11 korriku ka ndaluar sërish vizitat për të gjithë të burgosurit.

    Thaçi tregon se gjatë këtij viti janë rreth 970 persona në pritje të ekzekutimit të vendimit.

    Thaçi: Gjatë vitit 2020 janë diku 970 persona në pritje të ekzekutimit të vendimit

    “Sipas statistikave gjatë vitit 2020 diku 970 persona janë në pritje të ekzekutimit të vendimit. Do të thotë bëhet fjalë për vendimin përfundimtar, për shkak të vendimit përfundimtar të Gjykatës së Apelit apo të ngjashme. Kështu që vlerësojë që Gjykatat edhe gjatë kohës së pandemisë ka vepruar shumë mirë derisa ka arritur të marrë 970 vendime për burgim të cilat ende nuk kanë marrë formën e vendimit të prerë. Prandaj ne presim, jemi të përgatitur që të presim të dënuarit e tjerë”, shprehet Thaçi për KosovaPress.

    Drejtori i burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi thotë se pavarësisht shkurtimit te buxhetit janë duke punuar në realizimin e disa projekteve. Ai njofton se janë në proces të vlerësimit të tenderit për blerjen e dyshekëve për 800 të burgosur, si dhe të ndërtimit të fermës së pulave.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një telefonatë nga Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi në vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta goditur Iranin, ka deklaruar...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.