×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bideni nis procedurat për mbylljen e burgut famëkeq të Guantanamos

    FrontOnline
    13 Shkurt 2021

    Ndihmësit e presidentit amerikan, Joe Biden, e kanë nisur zyrtarisht rishikimin e burgut ushtarak të ShBA-së në Guantanamo të Kubës, duke e rishqyrtuar synimin e ish-presidentit Obama për ta mbyllur këtë qendër kundërthënëse dhe për ta arritur këtë para se presidenti i ri të largohet nga pushteti, tha Shtëpia e Bardhë të premten.

    Ndihmësit e përfshirë në diskutimet e brendshme për këtë çështje po e shqyrtojnë mundësinë që Bideni të nënshkruajë urdhër ekzekutiv gjatë javëve apo muajve të ardhshëm, bënë të ditur për agjencinë Reuters dy persona të afërt me këtë temë, duke dhënë shenjë se ka përpjekje të reja për ta mbyllur atë që aktivistët për të drejtat e njeriut e kanë quajtur njollë në imazhin botëror të Amerikës.

    E pyetur nëse Bideni do ta mbyllë burgun e sigurisë së lartë që gjendet në stacionin detar të Guantanamos brenda kohës sa ai është në pushtet, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, para gazetarëve tha: “Ky është qartazi qëllimi dhe synimi ynë”, transmeton Gazeta Express.

    Megjithatë, kjo nismë ka pak gjasa që të realizohet së shpejti për shkak të pengesave të shumta politike dhe ligjore, të cilat e zemëruan edhe ish-presidentin Barack Obama.

    I ndërtuar për t’i mbajtur të dyshuarit e huaj pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, sulmeve në Nju Jork e Uashington, ky burg u bë simbol i teprimeve të luftës së ShBA-së ndaj terrorizmit për shkak të metodave të ashpra të marrjes në pyetje, për të cilat kritikët thonë se mund të cilësohen si torturë.

    Gjatë mandatit të vet 4-vjeçar, ish-presidenti Trump i shfuqizoi politikat e paraardhësit Obama për mbylljen e burgut dhe e mbajti atë të hapur. Tash për tash, në këtë burg ndodhen 40 të burgosur, shumica të mbajtur në paraburgim për gati dy dekada pa u ngritur aktakuzë ndaj tyre.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.