×
  • Lajme
  • Lajme

    Biden zyrtarisht president, ky ishte plani i tij për Kosovën

    FrontOnline
    07 Janar 2021

    Joe Biden tashmë është edhe zyrtarisht president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi Senati ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale

    . Një vendim i tillë i Senatit ka ardhur pas një dite të keqe për demokracinë amerikane, që erdhi si pasojë e përkrahësve të Trumpit të cilët dhunshëm u futën në Capitol Hill.

    Si pasojë e gjithë rrëmujës të vdekur kanë mbetur edhe 4 persona.

    Përgjatë fushatës zgjedhore, Joe Biden, pati prezantuar një plan 7 pikësh për Kosovën dhe shqiptarët, ku premtonte një qasje plotësisht ndryshe nga Donald Trump.

    Biden në letrën e tij ka premtuar një bashkëpunim të ngushtë me BE’në sa i përket dialogut Kosovë-Serbi duke theksuar se do të respektohet integriteti territorial i Republikës së Kosovës dhe se fundi i negociatave do të jetë njohja reciproke.

    “Ai do të punojë në partneritet me Bashkimin Evropian për të ringjallur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin për të lehtësuar një zgjidhje stabilizuese – të drejtë dhe gjithëpërfshirëse midis dy vendeve që respekton integritetin territorial të Kosovës dhe të arrihet njohja reciproke”, thuhet në pikën e parë të letrës.

    Gjithashtu Biden ka premtuar përkrahje për forcat e NATO-së në Kosovë dhe ka prekur edhe temat për të cilat përgjegjëse është BE-ja, siç janë liberalizimi i vizave për Kosovën dhe procesi i integrimit.

    Tashmë presidenti amerikan gjithashtu kishte treguar vizionin e tij edhe për Shqipërinë.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.