×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Biden për vdekjen e Floyd: Rasti i tij do ta ndryshojë botën

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike, Joe Biden, ka thënë se rasti i afrikano-amerikanit George Floyd do ta ndryshojë botën.

    Pas një takimi privat me familjen e George Floyd-it në Houston të Teksasit për t’i shprehur ngushëllimet e tij, ish-nënpresidenti Joe Biden tha se vdekja e afrikano-amerikanit ishte një nga pikat më të mëdha të ndryshimit në historinë amerikane. Joe Biden e ka kritikuar ashpër presidentin, Donald Trump, i cili do të garojë për mandatin e dytë për president si kandidat i Partisë Republikane, duke e akuzuar atë gjatë fundjavës se ka bërë deklaratë shumë të pakëndshme për Floyd-in. Në Hjuston të Shteteve të Bashkuara do të varroset sot Floyd, afrikano-amerikani që vdiq në duart e policisë.

    Floyd, 46 vjeç, do të varroset pranë nënës së tij. Ai ka vdekur më 25 maj, pasi një oficer i bardhë i policisë e ka shtypur me gju në pjesën e pasme të qafës.

    Floyd është ndaluar nga policia nën akuzat se ka krijuar një faturë false, në vlerë prej 20 dollarësh.Vdekja e tij ka shkaktuar protesta masive kundër racizmit në SHBA, të cilat janë përhapur edhe në pjesë të tjera të botës.

    Të katër policët që kanë marrë pjesë në ndalimin e Floydit janë pushuar nga puna dhe janë akuzuar për vrasje ose bashkëfajësi në vrasje./21Media

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.