×
  • Lajme
  • Lajme

    Besa Gaxheri kundër shpërndarjes së maskave falas: Me 3 milionë euro punësojmë 200 mjekë

    FrontOnline
    03 Gusht 2020

    Deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri thotë se buxheti duhet menaxhuar mirë dhe nuk ka hapësirë për maska falas.

    Gaxheri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se të gjitha shtetet kanë një përkeqësim të gjendjes me coronavirus.

    “Kur ka numër kaq të madh të pacientëve është vështirë të menaxhohet situata. Kosova që nga rasti i parë i paraqitur e ka gjendjen më të rëndë të mundshme”, tha ajo.

    Deputetja e LDK-së thotë se asnjë shtet sado që është i zhvilluar nuk është i përgatitur për pandeminë.

    “Askush nuk e parashikuar se situata do të vijë deri në këtë shkallë”.

    Gaxherri thotë se edhe Kosova është duke mëndur të ndërtojë spitale të hapura siç kanë vepruar disa vende.

    Deputetja e koalicionit qeverisës thotë se është Vetëvendosje ajo që ka larguar masat kufizuese në kohën kur ajo ishte në qeverisje.

    Duke folur për testimet për COVID-19, Gaxherri thotë se të gjithë deputetët duhet të testohen për shkak të rrezikut që u kanoset atyre në Kuvend.

    “Unë kam kërkuar personalisht të ma bëjë dikush testin pasi dyshoj se ndjehem e rrezikuar por deri tani askush nuk ma ka barë”.

    Përfaqësuesja e LDK-së thotë se edhe deputetët sëmurën dhe sipas saj 20 prej tyre tashmë janë konfirmuar me COVID-19.

    Gaxheri është shprehur kundër shpërndarjes së maskave falas për qytetarët pasi sipas saj me ato para mund të bënin shumë punë tjera.

    “Me 3 milionë euro mund të punësojmë 200 personel shëndetësorë me 600 euro pagë mesatare për një vit e gjysmë”.

    Deputetja thotë se të gjithë qytetarët munden ta sigurojnë apo qepin një maskë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.