×
  • Lajme
  • Lajme

    Bërnabiq: Është koha që Kosova t’i kthehet së ardhmes e ta lërë të kaluarën

    FrontOnline
    12 Qershor 2020

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, thotë se Kosova është izoluar në të kaluarën dhe se është koha që t’i kthehet së ardhmes.

    Ajo tha se të gjithë e dinë se si është gjendja në Kosovë dhe se po të ishte në vendin e krerëve të shtetit të Kosovës nuk do të ndihej krenare për situatën.

    “Ajo çfarë ata festojnë sot është e tyre. E dimë si është gjendja në Kosovë e Metohi dhe po të isha në vendin e tyre nuk do të krenohesha me të”, tha Bërnabiqi, duke iu përgjigjur pyetjes se a është i mundshëm dialogu në mes të dy vendeve mes “provokimeve të vazhdueshme të Prishtinës”, raporton gazeta “Blic” e Beogradit.

    Kryeministrja serbe shtoi se Kosova në këtë moment, sipas të dhënave të OKB-së, është territori ku janë kthyer më së paku të shpërngulurit dhe refugjatët në shtëpitë e tyre.

    “Këtë lloj shoqërish kanë arritur ta krijojnë institucionet e përkohshme në KeM në më shumë se 10 vjet. Ky është tregues i demokracisë së tyre, i respektimit të shtetit të së drejtës dhe i të drejtave të njeriut dhe të pakicave”, tha ajo gjatë një ngjarjeje në Beograd, transmeton “Zeri.info”.

    “Ne do të tentojmë të mbrojmë interesat dhe Kushtetutën e Serbisë. Nga ana tjetër, ne dërgojmë mesazhe paqeje, stabiliteti e të ardhmeje. Shpresoj që nga institucionet e përkohshme në Prishtinë të kemi bashkëbisedues adekuatë, që heqin dorë nga e kaluara e i drejtohen së ardhmes”, tha kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.