×
  • Lajme
  • Lajme

    Beqiri: Shifrat me nga 200 të infektuar me koronavirus do të reflektohen me deri 9 vdekje në ditë në gusht

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Merkur Beqiri, konsulent në menaxhimin e të dhënave ka thënë se shifrat me nga 200 të infektuar do të reflektohen në 7,8,9 vdekje në ditë në mes dhe në fund të gushtit.

    Beqiri në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se faktori i përhapjes së virusit R është 1.7, që sipas tij i bie që menaxhimi nuk është kontroll.

    “Studimi nga Harvardi ka hulumtuar kohën e cila kalon nga konfirmimi i rasteve me COVID-19 deri te rastet e pashmangshme të vdekjes për disa nga ata. Përfundimi ishte se nga koha kur shfaqen simptomat deri te koha e vdekjes (për ata të cilët nuk e kanë fatin të shërohen), kalojnë 2 deri në 8 javë. Pra, numri i lartë i rasteve të konfirmuara sot, shprehet në numër të lartë të vdekjeve 2 deri në 8 javë më pas”, shkruan Beqiri.

    Ai më tej thekson se Kosova e ka një trend të rasteve të konfirmuara ditore mbi 100 që nga fillimi i korrikut, dhe kjo do të reflektohet në numrin e lartë të rasteve të vdekjes vazhdimisht me disa javë vonesë, derisa të fillojë të ulet numri i infeksioneve.

    “Tek ne pra, një paternë e cila mund të shihet që nga aeroplani, po tregon se në trendin e rasteve të reja në mbi 200 në dite, trendi i vdekjeve prej 7,8 ose 9 njerëz në dite pason pas 3-4 javëve në mesatare. Rastet e reja në numra mbi 200 në dite sot, do reflektohen në 7,8, 9 vdekje në dite në mes të gushtit dhe në fund të gushtit”, shkruan më tej.

    “Një gjë e di, që situata duhet të menaxhohet për të pasur dëme minimale, e ajo d.m.th sa më pak vdekje. Ngjashëm si e bën Gjermania dhe disa shtete tjera. S’kemi ku ikim, por mund të minimizojmë vdekjet. Për momentin, me R=1.7 menaxhimi nuk është nën kontroll. Do bëhet Ok, vetëm kur R faktori i shpërhapjes të bie nën 1”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.