×
  • Lajme
  • Lajme

    Beqaj refuzon të përgjigjet në lidhje me privatizimin e KEDS-it

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Ish-ministri Besim Beqaj ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet lidhur me procesin e privatizimit të KEDS-it, raporton Front Online.
    Ai është arsyetuar se është në cilësinë e të akuzuarit për privatizimin e hidrocentralit dhe për këtë nuk do të prononcohet deri në përfundim të procesit.
    Hekuran Murati ka pyetur se si është e mundur që të privatizohen edhe shpërndarja edhe faturimi në një proces nga KEDS-i.
    “Si është vendosur të privatizohen edhe shpërndarja edhe faturimi, i KEK-ut?

    Beqaj tha se nuk përgjigjet pasi është në një proces gjyqësorë.

    “Mund të ju them se unë nuk mund të përgjigjem për këtë çështje pasi është një proces gjyqësorë” ka thënë ai.
    Murati sqaroi se nuk po e pyet për privatizimin e hidrocentraleve por për procesin e shpërndarjes dhe faturimit.
    “Nuk po pyes për privatizimin e hidrocentralit, nuk po pyes për atë pjesë, por a është bërë studim fizibiliteti”, ka thënë Murati.
    Besim Beqaj
    “Ky proces është në gjykatë, kuvendi i ka këto, lidhur me KEDS-in nuk do të prononcohem deri në përfundim të procedurës gjyqësore”
    Në cilësinë e përfaqësuesit të qeverisë si i akuzuar, për procesin e privatizimit të hidrocentraleve”, ka thënë Beqaj.
    Murati e pyeti Beqaj nëse privatizimin e KEDS-it për 26.3 milion, euro ka qenë i arsyeshëm.
    “26,3 milion a mendoni që ka qenë çmim i tregut apo ka mund të shitet më shumë”, ka thënë Murati.

    Beqaj prapë refuzoi të përgjigjej duke thënë se ky proces është në gjykatë.
    “ të gjitha këto që po pyetni janë dokumente në gjykatë”
    Murati e pyeti po ashtu se a e din sa ka qenë gjenerimi dhe fitimi
    Beqaj tha se nuk është marrë me këtë çështje dhe se për KEDS-in do t’i përgjigjet gjykatës./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Në qendrën e KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë sot u zhvillua ceremonia e Transferimit të Autoritetit të Kontingjentit Gjerman të...
    Lajme16 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje në formë elektronike, në të cilin ka marrë dy vendime. Në njoftimin e lëshuar...
    Lajme16 Janar 2025
    Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka ngritur shqetësime për përfshirjen e fëmijëve në aktivitetet elektorale nga disa subjekte politike....
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, shprehu shqetësimin për veprimet kundër institucioneve të financuara nga...
    Lajme16 Janar 2025
    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka filluar angazhimin në mbrojtjen e votës së lirë për...
    Sport16 Janar 2025
    Leutrim Krasniqi nuk është më trajner i Vëllaznimit. Klubi gjakovar ka njoftuar përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale se i ka ndarë...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së Armëpushimit në Gaza. Në një postim në rrjetet sociale kreu i...
    Lajme16 Janar 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ekipin e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, të kryesuar nga Nathalie Loiseau, njëherësh...
    Lajme16 Janar 2025
    Aktualisht, Prishtina radhitet në vendin e 23 në botë për cilësinë e ajrit. Këtë e thotë tabela e platformës për matjen e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.