×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Belgjikë, varianti britanik i COVID-19 rrit numrin e pacintëve në spitale dhe kujdes intensiv

    FrontOnline
    26 Shkurt 2021

    Varianti britanik i COVID-19, që u shfaq në fund të vitit 2020 dhe që është më ngjitës, tani është mbizotërues në Belgjikë, ku autoritetet bënë thirrje sot për kujdes maksimal përballë shenjave të para të një rikthimi të mprehtë në epidemi.

    “Bëni kujdes, situata mbetet veçanërisht delikate”, tha kryeministri Alexander De Croo, pas një takimi qeveritar ku u përjashtua çdo lehtësim i kufizimeve antiCOVID.

    Kryesor midis shqetësimeve është një rikthim i mprehtë në shtrimet në spital (më shumë se 200 në 24 orët e fundit), që përkon me njoftimin e një pranie më të madhe të variantit britanik midis pacientëve të rinj të identifikuar, raporton ATSh.

    “Javën e kaluar, rreth 53% e infektimeve u shkaktuan nga varianti britanik, nga 38% një javë më parë”, tha virologu Steven Van Gucht.

    “Varianti afrikanojugor (2,2%) dhe ai brazilian (0,9%) mbeten në pakicë”, shtoi ai.

    Edhe më alarmuese, sipas autoriteteve, është kapërcimi sot i pragut të 400 pacientëve COVID të shtruar në kujdes intensiv, gjë që nuk kishte ndodhur që nga fillimi i janarit.

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.