×
  • Lajme
  • Lajme

    Behramaj: Anketën e Pulsit Publik të UNDP-së e ka bërë “UBO Consulting”, që me vite e favorizon Vetëvendosjen

    FrontOnline
    30 Maj 2020

    Këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, ka reaguar ndaj anketës që kompania e afërt me Vetëvendosjen, “UBO Consulting”, ka bërë për UNDP-në.

    Behramaj ka thënë se nuk ka më qesharake se të konstatohet që qytetarët janë të kënaqur deri në 72.4% me punën e Kryetares së Kuvendit, e cila asnjë punë nuk e ka bërë. Sipas tij, në total ajo vetëm 2-3 seanca i ka udhëhequr.

    Ai ka ironizuar me pronarët e kësaj kompanie, duke thënë se qytetarët mbase janë kënaqur shumë me Vjosa Osmanin, pasi që ajo e ka mbiemrin e njëjtë me pronarët e “UBO Consulting”.

    Këshilltari i Thaçit ka thënë se janë shumë kuota që një anketim e bëjnë të besueshëm dhe jo si ky që e paska bërë “UBO Consulting”, me adresar dhe numërator të marrë sigurisht nga selia e Lëvizjes Vetëvendosje!

    “Anketën e raportit “Pulsi Publik” të UNDP-së e paska bërë “UBO Consulting”, e cila prej kur e mbaj mend si emër e favorizon Albin Kurtin.

    Për shkak të pandemisë anketimi qenka realizuar përmes intervistave telefonike me gjithsej 1306 qytetarë, kurse përzgjedhja e mostrës qenka bërë përmes metodës Random Digit Dialing, që kinse realizohet përmes thirrjeve të rastësishme.

    Fillimisht, për ta thjeshtuar kuptimin e mostrës, ajo është sikur ju ta lexoni tani një faqe libri dhe mbi bazën e asaj faqeje si mostër ta nënkuptoni përmbajtjen e tërë librit.

    Janë shumë kuota që një anketim e bëjnë të besueshëm dhe jo si ky që e paska bërë “UBO Consulting”, me adresar dhe numërator të marrë sigurisht nga selia e Lëvizjes Vetëvendosje!

    Mostrimi duhet të jetë përfaqësues dhe të shpërndahet edhe nëpër komuna, etni, gjini, moshë, vendbanime urbane dhe rurale, sepse nëse kufizohemi p.sh. vetëm në populacionin e Prishtinës, Deçanit apo Drenicës, qysh tani mund t’i dimë përafërsisht rezultatet!

    Por, nuk ka më qesharake se të konstatohet që qytetarët janë të kënaqur deri në 72.4% me punën e Kryetares së Kuvendit, e cila asnjë punë nuk e ka bërë. Në total 2-3 seanca i ka udhëhequr. Atë të votimit të Qeverisë dhe tjetrën të votimit të Mocionit të Mosbesimit kundër Qeverisë. Këtë të fundit me çdo kusht ishte munduar të mos e mbante! Qytetarët mbase janë kënaqur shumë me Vjosa Osmanin, pasi që ajo e ka mbiemrin e njëjtë me pronarët e “UBO Consulting”.

    Falsifikimi i realitetit sa për t’iu krijuar imazhe fitimtarësh klientëve politikë, që qytetarët të mos arrijnë ta ndajnë as të vërtetën nga falsja, këtë shoqëri e ka bërë shumë indiferente. Dukja në politikë, në të cilën investon shumë Kurti, duke blerë edhe “wiews” nga India dhe Kina sa për t’u dukur sikur është rritur, është shumë e parëndësishme në krahasim me substancën. Po ashtu, po kjo kompani e kishte bërë edhe “anketën” e parafundit, sipas së cilës Lëvizja Vetëvendosje gjoja ishte rritur në mbi 50%.

    Pra, vetëm dukja ju intereson këtyre!

    Prandaj, UNDP nuk duhet ta rrezikojë imazhin e saj me angazhimin e kompanive që janë pararojë e politikës, të cilat prej ekzistencës së tyre e favorizojnë Vetëvendosjen. Ne kemi nevojë për substancë dhe jo për “sallata” politike!”, ka shkruar Behramaj.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.