×
  • Lajme
  • Lajme

    Bëhen 22 vjet nga rënia heroike e Ismet Jasharit

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Sot mbushen 22 vjet nga rënia e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Kumanova.

    Ai u lind në Orizare të Kumanovës më 16 prill 1967. Ishte i biri i Jashar Jasharit e i nënë Nuries. Mësimet fillore i mori në vendlindje, ndërsa në vitin 1982 u regjistrua në Gjimnazin e Kumanovës.

    Ishte ndër të parët që mori pjesë në themelimin e fondit “Vendlindja thërret”. Ky fond u bë bazë kryesore e logjistikës dhe e financimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Menjëherë pas epopesë së Prekazit, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, militanti i përkushtuar i luftës çlirimtare Ismet Jashari bën përgatitjet e fundit për të hyrë në Kosovë.

    Më 11 mars të atij viti, ai bashkë me Fehmi Lladrovcin, Xhevë Lladrovcin, Mirush Dakën, Bekim Berishën, Agim Bajramin e të tjerë, futet në zonat ku po vepronte Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe arrin në Likoc të Drenicës, ku asokohe ndodhej baza më e rëndësishme e UÇK-së.

    Me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari caktohet me detyrë ushtarake në zonën e Llapushës, me qëllim të zgjerimit dhe konsolidimit të radhëve të ushtrisë çlirimtare.

    Më 23 gusht 1998, pasi ushtria armike kishte ndërmarrë të gjithat masat për të depërtuar në drejtim të Kleçkës, ku ndodhej edhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari organizon rezistencën në pikën e tij të pamposhtur, në Bajrak të Luzhnicës.

    Më 24 gusht në mbrëmje, luftëtarët e lirisë kishin depërtuar thellë në pozicionet armike, duke u shkaktuar dëme në njerëz dhe në teknikë lufte, luftëtarët militantë, Gani Kastrati dhe Afrim Buçaj, nuk kishin arritur të tërhiqeshin.

    Në mëngjesin e hershëm të 25 gushtit, Ismet Jashari kishte kundërsulmuar befasishëm, në përpjekje për t’i marrë trupat e ushtarëve të rënë. Pas disa orë luftimesh në një distancë të afërt, në altarin e atdheut, në Luzhnicë, bie trimi, ndër më të dalluarit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – komandant Kumanova. Në altarin e atdheut kishin rënë edhe Nuhi Mazreku dhe Habib Zogaj.

    Sot trupi i dëshmorit Ismet Jashari prehet në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Kleçkë, ku pushojnë edhe trupat e 66 dëshmorëve të tjerë, të Brigadës 121 Ismet Jashari-Kumanova. /KP/

     

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Zgjedhjet e mbajtura më 23 shkurt në Gjermani kanë prodhuar institucione të reja. Qeveria Federale do të drejtohet nga kancelari 69 vjeçar,...
    Lajme28 Maj 2025
    Shoqata e Kosovës për Kërkim- Shpëtim ka përditësuar postimin në Facebook për një operacion të kërkim- shpëtimit. Në njoftim thuhet se janë...
    Lajme28 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, po merr pjesë në ngjarjet që po organizohen në kuadër të ndarjes së...
    Të tjera
    Opinione28 Maj 2025
    Le të shpresojmë që Donaldi është i tërbuar nga inati dhe do të godasë atje ku Putinit i dhemb më shumë. Burimi:...
    Lifestyle28 Maj 2025
    Një filxhan qumësht në mëngjes mund të ndihmojë në kontrollin më të mirë të përqendrimit të sheqerit në gjak, sipas një studimi...
    Lajme28 Maj 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se bizneset në vend nuk do të ndalen vetëm me një protestë...
    Lajme28 Maj 2025
    Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditura detajet e protestës së nesërme që do të bllokojë hyrje-daljet kryesore në kryeqytet. Lokacionet...
    Lajme28 Maj 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka folur për protestën që nesër do të mbajnë bizneset në vend për dy...
    Lajme28 Maj 2025
    Besim Kelmendi, ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, tha se sistemi prokurorial dhe prokurorët janë vazhdimisht në ‘thumb’ të deklaratave ndërhyrëse...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.