×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Presim që Kosova të respektojë ligjin dhe kushtetutën për mandatin e Gjykatës Speciale

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Bashkimi Evropian pret që autoritetet e Kosovës të vazhdojnë të jenë të përkushtuara për sundim të ligjit dhe për mandatin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar (Gjykata speciale në Hagë), deklaroi per Radion Evropa e Lirë, Nabila Massrali, zëdhënëse e BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri.

    “Këtu përfshihet respektimi i të gjitha dispozitave në ligj dhe kushtetutë, që në mënyrë të qartë e përcaktojnë mandatin dhe punën e Gjykatës Speciale të Kosovës”, tha ajo.

    Massrali i ka bërë këto deklarata ku është përgjigjur në pyetjen sesi e komenton BE-ja propozimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me ndryshimin e Kushtetutës për zgjatjen e mandatit të Gjykatës speciale.

    Sipas propozimit të Thaçit drejtuar Kuvendit të Kosovës, nga 24 gusht, mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar “do të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

    Bazuar në amendamentin e Kushtetutës së Kosovës të 3 gushtit, 2015, mandati i gjykatës “do zgjasë në periudhën prej 5 vjetësh, përveç nëse lajmërimi për përfundimin e mandatit bëhet më herët, në përputhje me Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian”.

    Paragrafi pasues thekson që në mungesë të njoftimit për përfundim të mandatit, mandati do të vazhdojë deri në njoftimin për përfundim të mandatit, që do të publikohet në përputhje me të njëjtin ligj dhe në konsultim me qeverinë.

    Megjithatë, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian thuhet se mandati i kësaj gjykate do të përfundojë atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i lajmërojë për këtë institucionet e Kosovës – gjë që konfirmohet edhe në këtë gjykatë.

    Sipas kushtetutës, ndryshimet kushtetuese mund të propozojnë qeveria, presidenti ose një e katërta e deputetëve të kuvendit, dhe çdo ndryshim kërkon miratimin e dy të tretave të të gjithë deputetëve të kuvendit, përfshirë dy të tretat nga radhet e komuniteteve.

    Po ashtu, kushtetuta parasheh që ndryshimet mund të miratohen nga kuvendi vetëm pasi të ketë adresuar kryetari i Kuvendit të Kosovës amendamentin e propozuar në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar paraprakisht nëse ndryshimi i propozuar nuk pakëson ndonjë të drejtë dhe liritë e përcaktuara në Kushtetutë.

    Nëse ky propozim arrin te deputetët, ai duhet të miratohet me 2/3 e votave në kuvend, apo 80 vota.

    Në Gjykatën Speciale në Hagë nuk kanë dashur të komentojnë veprimin e presidentit lidhur me vazhdimin e mandatit të gjykatës.

    Mirëpo, në fund të vitit të kaluar, në pyetjen e Radios Evropa e Lirë lidhur me atë se a do të duhen institucionet e Kosovës të vendosin për vazhdimin e mandatit të gjykatës, zyrtarët në Hagë kanë thënë se “për vazhdimin e mandatit, nuk janë të nevojshme formalitetet ose veprimet specifike”. Ata kanë konsideruar se “ashtu siç e parasheh ligji [për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe BE-së], i cili është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, mandati i gjykatës do të vazhdohet derisa Këshilli i Bashkimit Evropian të mos e informojë Kosovën se të gjitha hetimet dhe të gjitha proceset në kuadër të Dhomave të Specializuara kanë përfunduar”.

    Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë, të cilat përmenden në raportin e Këshillit të Evropës në vitin 2011, autor i të cilit është senatori zviceran Dick Marty. Gjykata financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian dhe është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.