×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE mbyll kufijtë me Shqipërinë deri në fund të korrikut

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Ditën e sotme Këshilli i BE-së po diskuton mbi përditësimin e listës së vendeve me të cilat do të lejohen udhëtimet.Mësohet se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Bashkimi Evropian do të mbyllë kufijtë me Shqipërinë deri në fund të korrikut.

    Kështu, për momentin, shqiptarët mund të udhëtojnë pa paraqitur tampon vetëm drejt Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Turqisë.

    Vendi ynë, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja Hercegovina nuk përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19, që ka të bëjë me numrin e infektimeve për çdo 100.000 banorë.

    Ky numër duhet t’i korrespondojë nivelit mesatar evropian, që është 16 raste infektimi për 100 mijë banorë.
    Sipas “Euronews”, në takimin në nivel ambasadorësh mësohet se, Shqipëria nuk do të ketë asnjë mundësi që të përfshihet në listën e vendeve të sigurta sa i takon pandemisë së COVID-19, ndërkohë që po shqyrtohet mundësia për të hequr nga kjo listë Malin e Zi dhe Serbinë, bën të ditur korrespondenti i Euroneës Albania në Bruksel, Ernest Bunguri.Vendimi i parë për hartimin e listës me 15 vende të konsideruara si të sigurta u mor në fund të muajit qershor dhe do të përditësohet me të dhënat më të fundit të vendeve sa i takon ecurisë së pandemisë. Deri tani kësaj liste nuk pritet t’i shtohet asnjë vend i ri.

    Në listën aktuale bëjnë pjesë vendet si Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguai dhe Kina.Lista e vendeve me të cilët BE do të ketë të hapur kufijtë do të plotësohet çdo dy javë. Ndaj nëse në vendin tonë do të përmirësohet situata, atëherë unioni mund të hapë kufirin vetëm në fillim të muajit gusht.Përjashtime do të ketë dhe këtu përfshihen: udhëtimet në BE për punë sezonale në bujqësi, udhëtimet për studime, për diplomatët, punëtorët shëndetësorë dhe disa kategori tjera. Po ashtu kufizimet nuk do të vlejnë për personat të cilët do të kalojnë tranzit.

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një rol udhëheqës në politikën e Bashkimit Evropian (BE)...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa “të papranueshme” pas takimit në Stamboll. Pritshmëritë ishin të larta. Ky ishte takimi i...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se shpreson që javët e ardhshme të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu u...
    Të tjera
    Vip17 Maj 2025
    Luana Vjollca, drejtuesja e Ferma VIP, ka bërë një “dedikim të madh” dashurie, siç e quajti ajo, LIVE gjatë spektaklit me të...
    Vip17 Maj 2025
    Këngëtari shqiptar Jozi Marku ka bërë një postim të pazakontë në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet i hipur mbi një...
    Lajme17 Maj 2025
    Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka konfirmuar se kjo parti ka refuzuar propozimin e radhës të kryesuesit Avni Deharit,...
    Lajme17 Maj 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folir pasi ka dështuar për të 17-tën herë seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë të...
    Lajme17 Maj 2025
    Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se situata në të cilën fgjendet vendit, është tejet e pakëndshme dhe në dëm...
    Lajme17 Maj 2025
    As sot, për të 17-tën herë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta bëjnë konstituimin e Kuvendit. Kësisoj, vendi vazhdon të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.