×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja pret që Hoti të emërojë kryenegociatorin e Kosovës për dialog

    FrontOnline
    04 Qershor 2020

    Bashkimi Evropian dëshiron që sa më parë të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe që qëllimi i këtij rifillimi të jetë edhe përfundimi sa më i shpejtë i këtij dialogu përmes një marrëveshje gjithpërfshirëse.

    Këtë e ka thënë të enjten një zyrtar i lartë i BE-së duke thënë se BE-ja poashtu pret që Qeveria e Kosoëvs e kryesuar nga Avdullah Hoti të emërojë një kryenegociator për dialog dhe një ekip të Kosovës për këtë.

    Në BE pohojnë se u takon kosovarëve të vendosin se kush do t’i përfaqësojë e poashtu edhe BE-ja vendos se kush do ta përfaqësojë atë.

    Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti duke dalë nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, pasi u votua ekzekutivi i ri, që do ta udhëheqë ai.

    Kjo u tha duke pasur parasysh pohimet e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se ai nuk do të marrë pjesë në dialogun që e ndërmjetëson i dërguari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak.

    Ky i fundit thuhet të ketë biseduar me shumë zyrtarë të Kosovës, por jo edhe me presidentin Thaçi i cili ka dërguar porosi se “nuk ka kohë sepse është i zënë duke u përballur me pandeminë”.

    Në BE konsiderojnë se tash kanë një person, duke aluduar në të dërguarin e posaçëm i cili do të merret me dialog 24 orë në ditë dhe kjo dëshmon se BE-ja e ka kuptuar se kësaj teme, si dhe tërë rajonit, duhet kushtuar më shumë kujdes.

    Po ashtu, në qasjen e re të dialogut, BE-ja dëshiron të jetë më konkrete e jo duke pasur një qasje të dyptimësisë së qëllimshme siç ka pasur më herët.

    Ndryshimi i kufijve, thonë tashmë shumë burime në BE, nuk do të jetë në tryezë sepse është kuptuar se një ide e tillë ka ndikim negativ, është kundër vlerave evropiane dhe zakonisht pasohet me lëvizje edhe të njerëzve në baza etnike.

    Pikërisht për shkak të ndikimit që mund të ketë në rajon, si dhe në të ardhmen evropiane të rajonit, BE-ja nuk do tua lë Beogradit dhe Prishtinës krejtësisht në dorë se çfarë mund të jetë marrëveshja.

    Prandaj insistojnë që marrëveshja e cila do të duhej të arrihej mes palëve të jetë e pranueshme edhe për BE-në, të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të ketë ndikim pozitiv dhe stabolizues në rajon. Një marrëveshje e cila do të nënkuptonte ndryshimin e kufive nuk besohet se do të ishte e tillë.

    Burimet e BE-së pohojnë se i dërguari i posaçëm Miroslav Lajçak planifikon që sa më parë të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin, për të pasur kontakte përsonale me partnerët, në mënyrë që të rifillojë dialogu. Ky dialog pritet të zhvillohet në Bruksel.

    BE e mirëpret rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog. Në BE pohojnë se SHBA-të kanë pasur rol në dialog edhe në të kaluarën si dhe një rol të pazëvendësueshëm edhe në rajon, krahas BE-së.

    Por, në BE presin që të ketë më shumë transparencë edhe nga ajo që çfarë po bën administrata amerikane me ndihmën palëve që të arrin normalizimin e raporteve. /rel/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.