×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    BE-ja miraton vaksinën kundër COVID-19 për foshnjat nën gjashtë muaj

    FrontOnline
    22 Tetor 2022

    Bashkimi Evropian ka aprovuar vaksinat antiCOVID për foshnjat nën gjashtë muaj, si pasojë e frikës së sezonit të dimrit.

    Kjo gjë ka ndezur shqetësime dhe debate të shumta nga ekspertë dhe prindër, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.

    ‘A kanë nevojë vërtetë për të?’, ka qenë pyetja kryesore që është ngritur si pasojë e vendimit.

    Agjencia Evropiane e Barnave miratoi vaksinat e Pfizer dhe Moderna për foshnjat mbi gjashtë muaj.

    Teksa në Bruksel shumë personel shëndetësorë e kanë mbështetur dhënien e vaksinave antiCOVID për foshnjat mes shqetësimeve për një rritje të rasteve këtë dimër.

    Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), e cila miratoi masën dje, zbuloi se dozat do të ishin “më të ulëta” për foshnjat.

    Foshnjave nën gjashtë muaj mund t’u ofrohet një dozë tre mikrogramësh e vaksinës Pfizer, krahasuar me të rriturit britanikë që marrin doza 10 herë më të forta.

    Fëmijëve më të rritur, të cilët lejohen të vaksinohen në Britani, u jepet një dozë deri në 10 mikrogramë.

    Doza më të ulëta mendohet të jenë të preferueshme për fëmijët e vegjël në mënyrë që të shmangen komplikimet shëndetësore, duke përfshirë gjendjen e rrallë të miokarditis.

    Pas rekomandimeve të EMA-s, Komisioni Evropian duhet të nënshkruajë planin si pjesë e vendimit përfundimtar të bllokut.

    Kina, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara tashmë lejojnë fëmijët nën moshën 5 vjeç të marrin një dozë të vaksinës kundër COVID-19.

    Profesori Paul Hunter, një epidemiolog në Universitetin e Anglisë Lindore, shprehu shqetësim për këtë masë.

    Profesor Hunter ngriti shqetësimin se e gjithë çështja është nëse fëmijët e vegjël kanë vërtet nevojë për vaksinim.

    “Unë nuk shoh vlerë në vaksinimin e fëmijëve kaq të vegjël nëse nuk janë të rrezikuar nga sëmundjet e rënda”, tha ai.

    Sipas të dhënave të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të përpiluara që nga fillimi i pandemisë, vetëm 46 fëmijë të moshës 0 deri në 4 vjeç kanë vdekur brenda 28 ditëve pasi u identifikuan si rast pozitiv me COVID-19.

    Nga Rubrika
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Sfidën në lojën e basketbollit e kanë filluar edhe dy kundërshtaret tjera, Xheneta dhe Sara. Ato filluan me hedhjen e topave, ndërsa...
    Vip15 Janar 2025
    Garën nga sfida e “Retro House” e nisën edhe Drenusha dhe Xuxi brenda shtëpisë së BBVK3. Ata nisën me hedhjen e topave...
    Lajme15 Janar 2025
    Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican, e ka kryesuar përfundimin e transferimit të kontingjentit armen në Shtabin e KFOR-it në Camp...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë Vinex në Viti, ku ka thënë se gjithçka do të vihet...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Izraeli dhe Hamas kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Kështu pohon një burim i informuar...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një 57-vjeçar në Tiranë dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Policia ka bërë të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.