16:49 | 24 Nëntor 2020
Bashkimi Europian do të kontribuojë me 800 milionë euro për t’i ndihmuar shtetet me të ardhura të ulëta e të mesme, që të vaksinojnë popullsinë kundër Covid-19.
“Duam të garantojmë, që të gjithë të kenë qasje ndaj vaksinës, kudo në botë”, tha presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen.
Zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian tha se të mërkurën do të firmosin kontratën me kompaninë amerikane “Moderna” për të siguruar 160 milionë doza të vaksinës së prodhuar prej saj.
Kjo është kontrata e gjashtë që BE-ja nënshkruan me kompani farmaceutike për sigurimin e vaksinave, duke e çuar totalin potencial të dozave në rreth 2 miliardë. Javën e kaluar Moderna tha se vaksina e saj ka një efektshmëri prej 94.5 për qind. /Express/

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë
Sponsoruar
Të tjera
-
23:38 | 13 Janar 2021
-
23:32 | 13 Janar 2021
-
23:26 | 13 Janar 2021
-
23:26 | 13 Janar 2021
-
23:20 | 13 Janar 2021
-
23:20 | 13 Janar 2021
-
23:09 | 13 Janar 2021
-
23:04 | 13 Janar 2021
-
22:59 | 13 Janar 2021
-
22:58 | 13 Janar 2021
-
22:53 | 13 Janar 2021
-
22:49 | 13 Janar 2021