Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, janë publikuar deklarimet e pasurisë nga zyrtarë e politikanë shtetërorë.
Në këtë Agjenci pasurinë e tij e ka deklaruar edhe presidenti Thaçi. Thaçi ka deklaruar në pronësi të tij, tokë e shtëpi si pasuri të luajtshme.
Tek pasuritë e paluajtshme është deklaruar vetëm vetura e bashkëshortes së tij, Audi Q3, në vlerë prej 19 mijë euro. Në deklarimin e pasurisë thuhet se kjo veturë është blerë nga shitja e veturës Audi Q5 në vlerë 10 mijë euro dhe pjesa tjetër me kredi.
Ndërkohë, presidenti Thaçi nuk ka deklaruar veturë në emër të tij.