×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha pas takimit me Hotin thote se si Kryeminister do ta hiqte taksën në Rrugën e Kombit

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në takim kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

    Basha tha para mediave se me Hotin kanë diskutuar për sfidat e Kosovës në situatën e re politike të krijuar në vend.

    “Kemi diskutuar sot për një numër çështjesh të rëndësishme, së pari për sfidat e Kosovës, rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian dhe euroatlantik, kam përshëndetur veprimin e Hotit për ngritjen e Këshillit të Ekspertëve. PD mbështet objektivat e vendosura nga autoritetet e Kosovës me përfundim njohjen reciproke mes dy vendeve”, ka thënë ai.

    Tutje, kreu i PD’së, tha se është i bindur se Kosova do të ja del mbanë në sfidat që e presin.

    “Dua të shpreh bindjen time se me iniciativën e z.Hoti Kosova do të dijë të ja dalë mbanë me gjithë përvojën mençurinë dhe kurajon për të ecur përpara, pavarësisht situatës aktuale politike drejt një synimi të përbashkët.

    Me këtë 30 vjetor të deklaratës së 2 korrikut, për mua personalisht si bashkëmoshatar i kryeministrit Hoti është me kënaqësi të shoh se Kosova është e pavarur me institucione të konsoliduara dhe ka në drejtim politikan të zot që janë rritur se kanë ruajtur idealet e presidentit Rugova për pavarësi”, tha ai, derisa përmendin heqjen e taksës në rrugën e kombit.

    “Premtimi im qëndron një nga vendimet e para të ditës së ardhshme do të jetë heqja e taksës, i kam kërkuar kryeministrit që të bëjmë gjithçka që të ndihmojmë turizmin në këtë ditë të vështirë”, tha Basha.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.