×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Basha mbledh aleatët, Kryemadhi lë karantinën: Rama të lërë facebook, ose të largohet

    FrontOnline
    05 Maj 2020

    Kryetari i PD-së Lulzim Basha mblodhi sot në mesditë aleatët e PD-se në selinë blu. Reagimi politik i opozitës ndaj situatës së krijuar nga Covid-19 në vend ka qenë arsyeja e këtij takimi,

    Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e quajti shqetësuese situatën ekonomike shkaktuar nga masat shtrënguese për parandalimin e koronavirusit. Në një prononcim për median Kryemadhi nënvizoi se kryeministri i facebook duhet të lërë propagandën dhe të marrë situatën në dorë ose në të kundërt të largohet

    “Shqetësimi nuk është sot distanca sociale që u imponohet qytetarëve por ekonomia. Janë 60 mijë shqiptarë që në dy muaj kanë humbur vendet e punës. Mbi 1.5 miliardë euro të humbura nga ekonomia shqiptare që nga momenti i shpalljes së paligjshme të gjëndje së jashtëzakonshme dhe do të jetë edhe më e madhe shuma e humbjes ekonomike. Duhet të kthjellohemi dhe të qartësojmë duke nisur nga kryeministri i facebook që të lërë propagadën e tij sepse shqiptarët nuk kanë hallin imazhit e tij dhe as shëtitjet në bulevard por të kthehet e të marrë situatën në dorë të kundërt të largohet. Shqipëria ka shumë gra e burra të mirë që mund ta zëvendësojnë qoftë dhe nga PS”, tha Kryemadhi.

    Por si e komenton ajo bisedën mes Damian Gjiknurit dhe ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Kim? “Ambasada amerikane ka qenë prezente në çdo mbledhje këshillit politik, bashkëbisedimi mes tyre, jam e bindur se do i ketë kërkuar Damianit që të lëvizë shpejt, se ngërçi kryesor ka qenë nga shumica, se ne i kemi dorëzuar propozimet tona për 5 pikat e OSBE-së, nga 5 propozimet. As kalamajve nuk u shkojmë kaq pas avazit me 5 dëshira”.

    Temë kryesore padyshim që ishte aksioni opozitar dhe menaxhimi i pandemisë nga qeveria, tha Kryemadhi. “Sot bëmë një azhonim të gjithë situatës. Krijuam një axhendë dhe strategji të punës së opozitës, pasi është një front opozitar. Update me shifrat dhe të dhënat që kemi nga pandemia dhe situatës absurde dhe të vijojmë me hapat e mëtejshëm të axhendës opozitare. Unë e kam thënë dhe vijoj ta them se e gjithë infrastruktura ndërkombëtare është përfshirë, shqetësimi më i madh nuk është distanca sociale që impnohet, por ekonomia, janë 60 mijë shqiptarë që kanë humbur vendet e punës, nuk kanë fare ushqim. Janë 1.5 mld euro të humbura nga ekonomia nga momenti i shpalljes së paligjshme të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë”, tha Kryemadhi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar para gazetarëve se ende nuk ka asnjë emër të...
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.