Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka pritur sot drejtorin e Shoqatës së Bankave Petrit Balija me të cilin ka diskutuar për situatën ekonomike në vend, me theks të veçantë në sektorin bankar.
Bajrami e njoftoi drejtorin e Shoqatës së Bankave për angazhimin e Ministrisë së Financave dhe Qeverisë së Kosovës në adresimin e sfidave ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga pandemia.
Ajo shprehu gatishmërinë e institucionit që drejton për të rritur bashkëpunimin me Shoqatën e Bankave të Kosovës dhe institucionet financiare me qëllim të zhvillimit të sektorit privat.
Balija falënderoi Ministren Bajrami për bashkëpunimin me sektorin bankar, veçanërisht Shoqatën e Bankave dhe ofroi përkrahjen e Shoqatës për Qeverinë e Kosovës për implementimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike.