Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami priti sot në takim koordinatoren për zhvillim të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson ku u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe agjencive të specializuara të OKB-së që funksionojnë në Kosovë në të mirë të procesit të rimëkëmbjes ekonomike.
Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për rritjen e transparencës buxhetore, buxhetimin e përgjegjshëm gjinor dhe temave tjera të interesit të përbashkët.
Bajrami e njoftoi Richardson me punën e Ministrisë së Financave në menaxhimin e financave publike dhe masave për rimëkëmbje ekonomike.
Ndërsa, koordinatorja për zhvillim të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, e uroi Bajramin për detyrën e re dhe theksoi se misioni i OKB-së, do të vazhdojë t’i ofrojë edhe më tej përkrahje Kosovës, nëpërmjet programeve të ndryshme zhvillimore.