×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri takon Lulzim Bashën, thotë se vitet në vijim do ta pres si kryeministër të Shqipërisë

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka pritur në takim kryetarin e PD’së, Lulzim Basha.

    Bahtiri ka falënderuar Bashën për vizitën teksa ka thënë se këtë radhë e ka pritur si kryetar partie kurse në vitet në vijim do ta pres si kryeministër të Shqipërisë, raporton Express.

    “Kësaj radhe e kam pritur si kryetar të partisë, ndërsa në vitet në vijim do t’a pres si kryeministër të Shqipërisë, për arsye se këtij vendi dhe populli i duhet një njeri që i’a vlen të jetë shërbëtor i shqiptarëve. Gjithashtu i shprehi mbështetje të fuqishme për sfidat që do t’i presin, dhe bashkërisht ne do të jemi që ky njeri evropian dhe i shkolluar në Evropë, të jetë në detyrën ku jo vetëm unë por dëshirojmë krejt Kosova”, ka thënë Bahtiri.

    Tutje Bahtiri ka shtuar se qytetarët e Shqipërisë duhet të vetëdijësohet dhe të sjellë Lulzim Bashën në krye të qeverisë shqiptare.

    “Prandaj ardhja e z. Basha në krye të Qeverisë së Shqipërisë do të ndryshoj gjithçka në të mirë të popullit, sepse ka vizion evropian, përveç se do të ndikoj për të mirë në zhvillim të vendit, do të jetë ndihmesë e madhe edhe për Kosovën në çështjet ndërkombëtare, e jo si të tjerët që kontribuojnë në ndarje dhe copëtim të Kosovës, dhe nënshtrim ndaj planeve të Serbisë, ku Kosovën e dëmtojnë në tërësi edhe në aspektin ekonomik, gjeografik dhe kulturor”, shtoi ai.

    Ndërkaq, Lulzim Basha qytetin e Mitrovicës e ka quajtur kryeqytet të kombit.

    “Dua të ju falënderoj në radhë të parë për dimensionin kombëtar, qëndresën tuaj në emër të banorëve dhe të qytetarëve të Mitrovicës kundër copëtimit të Kosovës, i cili plan do të niste me copëtimin e qytetit të Mitrovicës. Qëndrimi juaj i qartë dhe i prerë për gjithë këto vite, në emër të qytetarëve që ju kanë vlerësuar me të drejtë administrimin dhe drejtimin e qytetit dhe komunës së tyre, ka qenë e një vlerë e jashtëzakonshme për të përcjellë vullnetin e vërtetë të njerëzve, si një faktor i pazëvendësueshëm në vendimmarrjet e këtij lloji dhe si një qëndresë shembullore për të gjithë ata që marrin përsipër të përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve të tyre. Dhe në këto kuadro jam krenar që edhe Partia Demokratike, unë personalisht jemi bashkangjitur qëndrimit të drejtë dhe konsekuent kundër copëtimit të Kosovës, ruajtjes së tërësisë territoriale si parakusht i vazhdimësisë së sovranitetit dhe Pavarësisë së Kosovës”, tha Basha.

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës është duke kaluar në fazën e fundit të tranzicionit, që synon transformimin e saj në një ushtri...
    Lajme16 Maj 2025
    Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, publicisti i njohur dhe ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani,...
    Lajme16 Maj 2025
    Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka komentuar situatën politike në vend dhe ka shprehur shqetësim për krizën e thellë që po kalon...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore. Shala...
    Lajme16 Maj 2025
    Mendimi për motin – 16.05.2025 Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.