×
  • Vip
  • Vip

    Bahtiri: Qeveria i dha leje Mozzik për turne pa e pyetur fare komunën

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka dhënë leje këngëtarit Gramoz Aliu të mbaj turne në Mitrovicë, pa e pytur fare komunën.

    Bahtiri tha se Qeveria me këtë veprim është treguar e papërgjegjshme ngase ka rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

    “Nga e hëna komuna e Mitrovicës do të ndërmerr veprime të reja në shërbim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, por tash do ta marrim vet përsipër mbrojtjen nga COVID-19, sepse ata që e vodhën pushtetin qendror vetëm dëme me efekte të pariparueshme po shkaktojnë”, tha ai,

    Postimi:

    Tubimit të organizuar nga këngëtari Gramoz Aliu në Mitrovicë i është dhënë leje nga Qeveria e Kosovës pa e pyetur fare komunën dhe pa një dakordim të përbashkët. Më këtë rast janë shkelur të gjitha udhëzimet e dhëna nga institucionet shëndetësore për masat mbrojtëse ndaj koronavirusit COVID-19.

    Kjo Qeveri me çdo veprim të saj po tregon që është e papërgjegjshme dhe nuk i shërben jetës së qytetarëve të Kosovës.

    Inspektorët komunal me vetmohim po e kryejnë punën e tyre çdo ditë, në bashkëpunim të plotë edhe me stacionin policor ne Mitrovicë, po leje të tilla të dhëna nga niveli qendror tregojnë se kjo Qeveri mbron vetëm interesa grupore dhe nuk janë të interesuar për bashkëpunim ndër-institucional në të mirë të të gjithë qytetarëve.

    Nga e hëna komuna e Mitrovicës do të ndërmerr veprime të reja në shërbim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, por tash do ta marrim vet përsipër mbrojtjen nga COVID-19, sepse ata që e vodhën pushtetin qendror vetëm dëme me efekte të pariparueshme po shkaktojnë.

    Kam respekt për gjithë këngëtarët, por veprimi i sotëm është i papranueshëm dhe i dëmshëm.

    AB

    Nga Rubrika
    Vip29 Maj 2025
    Besart Kelmendi – Gjesti po vazhdon me koncerte nëpër vende të ndryshme të Evropës. Fituesi i Big Brother VIP Albania 4 ka...
    Vip28 Maj 2025
    Artistja Egli Tako ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj në Instagram, duke i falënderuar për mbështetjen që i...
    Vip28 Maj 2025
    Gjesti ka konfirmuar zyrtarisht se kënga e tij më e re, “Veshu Ndrequ”, do të publikohet më 30 maj. Projekti i shumëpritur...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në konferencën për media të thirrur pas protestës së bizneseve ka theksuar se në fund...
    Lajme29 Maj 2025
    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në konferencën për media të thirrur pas protestës së bizneseve ka theksuar se në fund...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, sot është pyetur nga gazetarët edhe për qëndrimin që do të mbajë nëse LVV do...
    Lajme29 Maj 2025
    Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje e 260’të. ZKM ka njoftuar se në këtë mbledhje qeveria ka:...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se si parti kanë dhënë emrat që do t’i votonin të VV-së, pa asnjë kusht....
    Lajme29 Maj 2025
    Juristja e medias, Flutura Kusari i ka reaguar ministrit në detyrë, Faton Peci, pasi ky tha se nuk i merr seriozisht mediat...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.