×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai i Donjeta Pajazitaj para Gjykatës, tregon për letrat që i kishte marrë e bija para se të vritej

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Të premten, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, është mbajtur shqyrtimi gjyqësor, ndaj të akuzuarit Naser Pajazitaj, i cili po akuzohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” nga neni 179 par.1 pika 1.4 dhe 1.2 të KPRK-së si dhe për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 par.1 të KPRK-së.

    Në këtë seancë, është dëgjuar në cilësi të dëshmitarit babai i Donjeta Pajazitaj, Halil Pajazitaj, i cili deklaroi se me të akuzuarin Naser Pajazitaj janë kushëri në shkallë me të largët, dhe se me të njëjtin pas ditës kritike, të nesërmen ishin takuar ku i njëjti i kishte thënë se e ndjera Donjeta Pajazitaj ishte martuar me një katolik, ndërsa theksoi se e njëjta rrethanë nuk i kujtohej mirë për shkak të sëmundjes së sheqerit, por duke mbetur pranë deklarimeve të tij të dhëna në polici, prokurori dhe në gjykatë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Megjithatë, babai i Donjetës, Halil Pajazitaj deklaroi se përderisa ka qene duke u zhvilluar procedura ndaj Naser Pajazitajt, ata kanë pranuar dy letra, dhe atë letrën e parë në banesë në Pejë ku ishin vendosur përafërsisht 1 vit pas vdekjes së Donjetës, ku në atë letër shkruante se e ndjera Donjeta Pajazitaj kishte ngelur shtatzënë me Hysni Pajazitajn, ndërsa i njëjti për të mos e kuptuar gruaja e tij i kishte dhënë 5 mijë euro Naserit për ta vrarë Donjetën, dhe letrën e dytë theksoi se e ka pranuar në fshatin Strellc, ku nuk i kujtohej saktë se çfarë shkruante.

    Seanca e radhës është caktuar më 12 dhe 22 tetor 2020.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 08.06.2017 nga prokurorja e shtetit Valbona Disha Haxhosaj, ai po dyshohet se më 09 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit Komuna Deçan e pikërisht në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë“, i pandehuri edhe pse më parë ka qenë i dënuar për vrasje, me dashje dhe me armë dhe atë revole të tipit të panjohur në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat, në atë mënyrë që derisa viktima ditën kritike ka qenë duke shkuar në punë në këmbë së bashku me axhën e saj dhe kur kanë arritur tek bunari i fshatit janë ndarë, ashtu që viktima ka vazhduar rrugën në drejtim të Strellcit të Epërm dhe kur afrohet përafërsisht 150 metra afër shtëpisë së Nedi Jusaj, aty pari kalon i pandehuri Naser Pajazitaj me veturën e tij të tipit xhip sheroke me ngjyrë të kaltër i cili ndalet e merr viktimën me veturë, e më pas vazhdon në drejtim të bjeshkëve të Strellcit, dhe kur arrin tek “Kroni i Lajthisë” fillimisht e privon me armë duke shtënë dy herë në kokë, e më pas për të humbur gjurmë të njëjtën e mbulon me disa drunj dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse viktima më 27.12.2015 është gjetë pa shenja jete në vendin e ngjarjes nga disa kalimtarë të rastit.

    Sipas aktakuzës, më parë e gjerë më 09.11.2015, në fshatin Strellc Komuna e Deçanit, pa autorizim ka poseduar armën dhe atë një revole të tipit të panjohur dhe një pushkë gjuetie me numër serik 0193117 si dhe 12 fishekë të kësaj pushke , në atë mënyrë që me revole ditën kritike ka kryer veprën penale të cekur si më lartë.

    Gjithashtu, sipas aktakuzës më parë dhe gjerë më 23.05.2017, në fshatin Strellc i ulët Komuna e Decanit, pa autorizim ka poseduar armën dhe atë një armë AK-47 me numër serik 120331141 dhe 2 karikator të zbrazet, në atë që policia gjatë bastisjes dhe kontrollit në shtëpinë e të pandehurit në dhomën e fjetjes gjejnë dhe sekuestrojnë armën e cekur si më lartë.

    Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin me veprën penale të “vrasjes së rëndë” nga neni 179 i KPRK–së dhe për “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 i KPRK–së.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.