×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Thaçit: Të nxirren të gjitha dokumentet që Serbia ia dha Speciales kundër krerëve të UÇK-së

    FrontOnline
    20 Maj 2022

    Avokati i Thaçit në Speciale, Gregory Keohe, ka vazhduar me kritikat e ashpra në Speciale për vonesën e Prokurorisë në nxjerrjen e materialeve, e që po e vonon edhe krejt procesin.

    Keohe ka thënë se Prokuroria ka dështuar që t’i bëj gjërat në momentin e duhur ashtu siç e ka obligim.

    Ai ka thënë se ka vite që avokatët po presin materialet që do duhej të nxjerreshin shumë më herët.

    “Ata kanë dështuar për t’i bërë gjërat në momentin e duhur. Kolegët e mij janë të interesuar që kjo çështje të ecë me shpejtësinë e duhur për të kaluar në gjykim. Ka vite dhe ne po vazhdojmë të presim materialet e rregullës 103. Ka shënime të takimeve që ka bërë ZPS-ja në 2016 dhe 2017 dhe kjo nuk është nxjerrje e menjëhershme. Kur ju dhatë urdhër për nxjerrjen e materialeve, nuk e kishit fjalën për vite me radhë”, tha ai.

    “Nuk ka asnjë pretekst për ZPS-në, dhe kjo është arsyeja pse ne kemi kërkuar që të vijë një mbikëqyrës i pavarur që të vijë për të analizuar këto materiale.  Janë klientët tanë që i vuajnë këto vonesa. Ju kujtojmë që këtu bëhet fjalë për nxjerrjen e menjëhershme siç keni thënë shumë herë në urdhërat tuaja”, tha ai.

    Keohe tha se duhet analizuar edhe bashkëpunimi i Prokurorisë së Speciales me Serbinë.

    Ai hedhi dyshime se mund të ketë pasur falsifikime të provave e ngjarjeve.

    “ZPS ka një zyrë në Beograd. Çka dijmë ne për falsifikimin e rasteve që mund të kenë bërë autoritetet serbe që t’i fajësojnë kosovarët. Ku ndodhemi aktualisht me bashkëpunimin e ZPS-së me autoritetet serbe. Ajo që është raportuar në media është se ish-ambasadori i Serbisë në Zvicër ishte përgjegjës që t’i dërgonte Martyt dokumente. Ambasadori tha se raporti i Martyt është i bazuar në mijëra faqe që ka marrë nga serbët”, tha ai.

    Keohe përmendi edhe rastin e Dick Martyt, të cilin u zbulua se ka pasur plane që ta vrasin autoritetet serbe, e që më pas këtë t’ua mveshin kosovarëve.

    Avokati tha se ky rast, mirëpo edhe raste të tjera e kontestojnë besueshmërinë e provave që ka marrë Prokuroria e Hagës nga Serbia.

    “Është zbuluar një përpjekje për të vrarë Dick Martyn. Ne e kemi paraqitur këtë në parashtrimin për lirimin deri në gjykim. Autoritetet serbe deshën të fajësonin kosovarët për vrasjen e Dick Martyt. Qëndrimi i tyre është në kundërshtim me rregullën për shkak të marrëdhënieve që ata kanë me Serbinë. Është materiali 103-shit që ndikon mbi besueshmërinë e provave që paraqet ZPS-ja. Në qoftë se del një kontratë për vrasjen e zotit Dick Marty dhe krijohet një operacion i fshehtë, dhe kur ndodhi kjo? Pak pasi klientët tanë u sollën në Hagë. Doli kjo kontratë dhe shërbimi sekret zviceran e zbuloi një gjë të tillë”, tha Keohe.

    “Ne duhet të dijmë se cila është origjina e dokumenteve që nxjerr ZPS nga shteti serb. Arsye pse e përmenda situatën e Martyt është se kanosja që vjen nga shërbimet serbe të zbulimit për të infiltruar dhe penguar drejtësinë në këtë çështje. Të gjitha dokumentet që ata i sigurojnë nga shërbimet sekrete, duke pasë parasysh historikun që ka të bëj me këto materiale, pra është një kanosje serioze dhe një mënyrë është që të nxjerren që të gjitha dokumentet që merren nga serbët”, tha Keohe. /FrontOnline

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.