×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Thaçit reagon pas aplikimeve të 19 personave që u paraqitën si viktima të ish-krerëve të UÇK-së

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    Avokati i Thaçit reagon pas aplikimeve të 19 personave që u paraqitën si viktima të ish-krerëve të UÇK-së

    Në Gjykatën Speciale në Hagë 19 persona janë paraqitur si viktima direkte dhe indirekte në rastin e aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

    Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave në kuadër të Gjykatës Speciale ka rekomanduar që nga këta 19 persona ku ka shqiptarë e serbë, 18 prej tyre të procedohet tutje dhe aplikacionet e tyre të pranohen, ndërsa njërit t’i refuzohet aplikacioni.

    David Hooper, avokat i Hashim Thaçit, për këtë çështje ka paraqitur në Speciale një parashtresë me 13 faqe material, ku e ka kritikuar Zyrën për Pjesëmarrjen e Viktimave, raporton Express.

    “ZPV pretendon që gjyqtari i procedurës paraprake nuk duhet ta konsiderojë veten të kufizuar nga ngjarjet dhe vendet e përcaktuara shprehimisht në Aktakuzë ose oraret e saj”, shkruan Hooper.

    Sipas Hooper, është krejtësisht e paarsyeshme që një të akuzuari në aktakuzë t’i m’vishen edhe krime të pretenduara për të cilat ai nuk fajësohet apo akuzohet. Kësisoj, avokati Hooper ka kërkuar që të pranohen vetëm aplikacionet e viktimave, të cilët paraqesin prova të qartë se kanë pësuar dëm direkt dhe jo indirekt gjatë periudhës së aktakuzës.

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.