×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Popullit dënon dhunën në familje e cila u rrit gjatë pandemisë

    FrontOnline
    01 Maj 2020

    Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka lëshuar një deklaratë lidhur me dhunën në familje gjatë pandemisë Covid-19.

    Në këtë deklaratë thuhet se edhe para shfaqjes së pandemisë së COVID-19, dhuna në familje ka qenë një nga shkeljet më të mëdha të të drejtave të njeriut, mirëpo gjatë periudhës së pandemisë është zhvilluar një rritje e numrit të raportimit të rasteve të dhunës në familje.

    “Edhe para shfaqjes së pandemisë COVID-19, dhuna në familje ishte tashmë një nga shkeljet më të mëdha të drejtave të njeriut. Institucioni i Avokatit të Popullit, gjatë periudhës së luftimit të përhapjes së pandemisë dhe masave për qytetarët të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, është vënë në dijeni për rritjen e numrit të raportimit të rasteve të dhunës në familje” thuhet në deklaratë.

    Më tej në deklaratë thuhet se gjatë muajit mars të vitit 2020 numri i raportimit të rasteve ka shënuar 36% rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    “Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Kosovës, në muajin mars të vitit 2019 janë raportuar 124 raste, ndërsa gjatë muajit mars të vitit 2020 janë raportuar 169 raste. Është evident që numri i raportimit të rasteve të dhunës në familje ka shënuar 36% rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Aktualisht në të gjitha strehimoret në nivel vendi, numri i viktimave të strehuara është 43”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.

    Tutje thuhet se siguria e viktimës dhe fëmijëve të saj mbetet shqetësimi parësor për institucionet e zbatimit të ligjit dhe për autoritetet gjyqësore.

    “Derisa emergjenca shëndetësore ka bërë që puna në gjykata të ngadalësohet dhe seancat gjyqësore jourgjente të shtyhen, siguria e viktimës dhe e fëmijëve të saj duhet të mbetet shqetësimi parësor për institucionet e zbatimit të ligjit dhe për autoritetet gjyqësore për veprim të menjëhershëm, parandalim dhe mbrojtje. Në përputhje me rrethanat, institucionet shtetërore mbesin të obliguara ndaj detyrimeve të tyre për t’u ofruar viktimave mbrojtje të përshtatshme dhe të menjëhershme nga rreziku i dhunës” thuhet në këtë deklaratë.

    Avokati i Popullit tërheq vëmendjen te detyrimi i shtetit ndaj standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, për të ushtruar kujdesin e duhur për të parandaluar, hetuar, ndëshkuar dhe për të siguruar dëmshpërblim për veprat e dhunës, në përputhje me detyrimet e tyre sipas Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut

    “Në një situatë të rritjes së numrit të rasteve të dhunës, vlerësimi dhe menaxhimi i rrezikut për viktimat e dhunës mbetet qenësor. Vëmendje duhet t’i kushtohet gjithashtu nevojës së mbështetjes financiare nga e cila do të varen shumë gra pasi të zhvendosen në një strehimore për viktimat e dhunës” thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.

    Avokati i Popullit thotë se mbetet një rëndësi e veçantë që viktimat e dhunës në familje të qëndrojnë në ambient të sigurt, larg dhunës së ushtruar mbi to, e mbi të gjitha në një ambient i cili është po aq i sigurt nga mbrojtja e infektimit me virusin COVID-19.

    Ai u bënë thirrje qytetarëve që të mos përdorin dhunë kundër familjarëve të tyre, sidomos kundër kategorive më të cenuara.

    “Avokati i Popullit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos rezultojnë me përdorimin e asnjë lloji të dhunës kundër familjarëve të tyre, e sidomos kundër kategorive më të cenuara, siç janë: gratë, fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara”.

    Ndër të tjera në reagim thuhet se çdo lloj veprimi i cili cenon integritetin fizik të qytetarëve, duke përfshirë edhe dhunën në familje, duhet të raportohet te autoritetet, ashtu që institucionet të kenë mundësinë që të garantojnë siguri për jetën e çdo qytetari në vend, edhe gjatë kohës së pandemisë”, përfundon deklarata e Avokatit të Popullit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.