×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Avionët amerikanë dhe rusë për pak sa nuk u përplasën në ajër

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Ushtria amerikane ka akuzuar homologët rusë për manovra joprofesionale të fluturimit në ajër që kanë rrezikuar deri përplasjen dhe jetën e pilotëve të të dyja palëve.

    Sipas Pentagonit, incidenti u shënua të premten teksa aeroplani bombardues “B-52” i palës amerikane po kryente lëvizje rutinë në hapësirën ndërkombëtare mbi Detin e Zi.

    Një avion luftarak rus u filmua duke u afruar rrezikshëm në krahun e majtë të bombarduesit, dhe pas kontaktit vizual, çau ajrin përpara me shpejtësi vetëm 30 metra nga hunda e mjetit amerikan.

    Në njoftimin zyrtar, Pengatoni sqaroi se disa këto lëvizje jostandarde krijuan turbulenca për pilotët e vet dhe kufizuan manovrueshmërinë e aeroplanit.

    “Veprime të tilla rritin potencialin për përplasje në ajër, janë të panevojshme dhe nuk përputhen me rregullat e fluturimit ndërkombëtar. Edhe pse avionët rusë po vepronin në hapësirën ndërkombëtare, ata u bënë rrezik për sigurinë e mjeteve,” – informoi komanda e forcave të armatosura amerikane për Europën dhe Afrikën.

    Avioni rus tip “Su-27” është pjesë e kontingjentit të avionëve të rëndë luftarakë që Rusia ka stacionuar në gadishullin e Krimesë për të interceptuar mjetet fluturuese të NATO-s afër hapësirës ajrore të territorit të pretenduar nga Kremlini.

    Ndërkohë gjashtë avionë “B-52” të Amerikës fluturuan të premten në shenjë solidariteti në qiejt e 30 vendeve të NATO-s të shoqëruar nga aeroplanët ushtarakë të shteteve anëtare.

    Sekretari i Përgjithshëm i aleancës deklaroi se misioni është të tregohet uniteti dhe epërsia ushtarake kundër agresionit, për parandalimin e konflikteve dhe për ruajtjen e paqes.

    Incidenti i fundit ndodh në kohë tensionesh mes SHBA-së dhe Rusisë dhe kur Uashingtoni ka qortuar vendet anëtare për borxhe të mëdha ndaj NATO’s.

    Presidenti Donald Trump ka kërkuar nga shtetet e aleancës të përmbushin objektivin e investimit 2 për qind të prodhimit të tyre vjetor për mbrojtjen, ndërsa në muajin korrik Pentagoni tërhoqi mijëra trupa amerikane nga Gjermania, vend që sipas Shtëpisë së Bardhë, vijon po ashtu të mos paguajë pjesën që i takon në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior.

    Nga Rubrika
    Sport16 Gusht 2025
    Skuadra ukrainase, Metalist e ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Oleksandria. Ishte futbollisti shqiptar, Ermir Rashica i cili realizoi një gol...
    Sport16 Gusht 2025
    Një epokë e artë me Bayern Munich ka marrë fund. Kingsley Coman, një nga emrat më të rëndësishëm të viteve të fundit...
    Sport16 Gusht 2025
    Sezoni 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë këtë fundjavë. Katër ndeshje të dielën dhe një të hënën do...
    Të tjera
    Lajme16 Gusht 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka pyetur se a është koha të ndërtohen ura shtesë në Ibër, në një kohë...
    Lajme16 Gusht 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për krizën politike në vend dhe shprehjen që ai e pati përdorur gjatë...
    Lajme16 Gusht 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka reaguar ashpër ndaj situatës aktuale në sektorin energjetik. Ajo ka thënë se...
    Lajme16 Gusht 2025
    Sot KEDS ka nisur shkyçje masive pas përfundimit të afatit për bizneset që s’kanë arritur marrëveshje me furnizues të licencuar nga ZRRE. Lidhur...
    Lajme16 Gusht 2025
    Pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë janë përballur këtë të shtunë me një fluks të lartë hyrjesh nga Kosova dhe vende të...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Presidenti Donald Trump të shtunën u nda nga Ukraina dhe aleatët kryesorë evropianë pas samitit të tij me Presidentin Vladimir Putin të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.