
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, pas takimit të partive politike me presidentin Hashim Thaçi ka “ironizuar” me AAK-në, shkruan Front Online.
Ai ka publikuar një dokument të nënshkruar nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ku renditen kushtet e këtij subjekti politik për të hyrë në koalicion me LDK-në.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nuk ka asnjë fjalë për taksën 100%.
Postimi i plotë:
Prioritetet e AAK-se për qeverisjen me LDK-ne :
– asnjë fjalë për taksën 100%
– 3 autostrada, mundësisht kah livadhet e veta
– Riperseritja e premtimit per korrigjim te demarkacionit qe e votuan vetë
– Sllogane bajate
Asnjë fjalë për programin e përbashkët qeveritar e cila si duket sështë diskutuar fare.
Asnjë fjalë per luftimin e pandemisë
Asnjë fjalë per krizën ekonomike ,as për punesim, e zhvillim ekonomik.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10219091747622211&set=a.4314080167833&type=3&theater