-->
×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    “Avdullah Koti”, Kujtim Shala ndërhyn në përplasjen mes Arben Gashit e Vjosa Osmanit

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Cilësimet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministrin Avdullah Hoti, duke e quajtur atë “Avdullah Koti”, kanë nxitur përplasje në mes të shefit të deputetëve të LDK’së dhe deputetëve të partisë që drejton Kurti.

    Arben Gashi ka kërkuar që deputeti Artan Abrashi i VV’së të kërkojë falje ose të përjashtohet nga seanca pas deklarimeve ndaj kryeministrit Hoti.

    Megjithatë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për një gjë të tillë është kompetent Komisioni për Legjislacion. Sipas saj, nëse ai Komision konstaton që fjala “Koti” është ofendim, atëherë nuk do të lejohet që një fjalë e tillë të përdoret më në Kuvend.

    Një qasje e tillë e kryetares së Kuvendit ka nxitur reagimet e Gashit, i cili sipas Osmanit ka bërtitur duke i thënë kryekuvendares se “A je normal?”.

    Pas një situate të tillë të krijuar, ka ndërhyrë deputeti Kujtim Shala. Ai ka thënë se për gjëra që thuhet dhe nuk regjistrohen mund edhe të mos ketë procedim, megjithatë ka thënë se në emër të deputetëve të LDK’së tërheqin atë fjalë dhe kërkojnë falje.

    Derisa ka theksuar se Arben Gashi ka të drejtë sa i përket procedurës së punës së Kuvendit derisa i ka thënë Vjosa Osmanit se interpretimi i saj rreth dërgimit të një çështje të tillë në Komisionin Për Legjislacion nuk është i saktë.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/314968459669576/?v=314968459669576

    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2025
    Ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli nuk është deklaruar në lidhje me zhvillimet e fundit në kuadër të energjisë elektrike në Kosovë. Madje...
    Lajme25 Prill 2025
    Udhëtoni drejt Stuttgartit pa ndalesa dhe pa stres me fluturimet direkte që ofron PrishtinaTicket çdo ditë të javës. Komoditet, siguri dhe çmime...
    Lajme25 Prill 2025
    Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, sot ka postuar një fotografi me deputetin e PDK-së, Rrahman Rama. Fotografisë së publikuar në profilin e...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2025
    Deputeti dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i ka bërë thirrje partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, t’ua hapë rrugën partive të...
    Lajme25 Prill 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës tha se kanë përfunduar me sukses punimet për remontin e njësisë B1, të cilat kanë nisur më 23...
    Lajme25 Prill 2025
    Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se 57 vota pro kandidates së LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk mund...
    Lajme25 Prill 2025
    Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Peci, ka deklaruar se janë duke u zhvilluar diskutime të vazhdueshme me partitë politike për...
    Lajme25 Prill 2025
    Hekuran Murati, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kjo parti s’është e interesuar për zgjedhje. Ai po ashtu ka deklaruar se...
    Lajme25 Prill 2025
    Pas dështimit të radhës për t’u konstituuar Kuvendi, deputeti Hekuran Murati është deklaruar për media. “Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve që...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.