Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ne mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, njoftuar anëtarët e qeverisë për takimin në Uashington dhe marrëveshjen për normalizim ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Front Online.
Hoti ka thënë se më e rëndësishmja e kësaj marrëveshje ka qenë njohja nga Izraeli.
“Ajo që është kryesorja është njohja nga Izraeli, kjo marrëveshje e fuqizon sovranitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtarë. 2o minuta nga marrëveshja kam pasur bisedë me kryeministrin e Izraelit dhe do të punojmë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”, ka thënë Hoti.
Ai ka folur edhe për takimin me sekretarin e SHBA-ve, Mike Pompeo.
“Kemi pas takim me sekretarin Pompeo ku kemi marrë mbështetje për dialogun me Serbinë dhe ekziston bashkëpunim në mes të BE-së dhe Uashingtonit për dialogun. Kemi pasur takim me MCC për të konkretizuar programet kryesisht në fushën energjisë, presim që së shpejti të fillojnë programet në nëntor të miratohen në bordin e MMC”, ka thënë Hoti.
Hoti më tutje është shprehur se në Uashington është kthyer vëmendja e munguar kohët e fundit ndaj Kosovës.
“Mendoj që vizita në Uashington ka qenë tepër e rëndësishme për të kthyer një vëmendjen që na ka munguar që një kohë, pas kësaj kemi vazhduar në Bruksel, një takim i nivelit të lart me palën serbe, pastaj do të raportojmë edhe në Kuvend”, ka thënë Hoti. /Front Online
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1223075734713827/?v=1223075734713827¬if_id=1599653865412423¬if_t=live_video_explicit