×
  • Lajme
  • Lajme

    AUV: Kafshët për kurban të blihen në ferma, ndërsa therja e tyre të bëhet vetëm në thertore

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të besimit Islam që me rastin e përmbushjes se ritit të therjes së Kurbaneve, për shkak të situatës pandemike COVID-19, shitblerja e kafshëve për kurban të bëhet drejtëpërsëdrejti nga ferma tek blerësi, për arsye se të gjitha lokacionet që kanë shërbyer si tregje të kafshëve janë të mbyllura dhe njëkohësisht nxjerrja e kafshëve në hapësira publike dhe grumbullimi i njerëzve është i ndaluar.

    “Gjithashtu ju njoftojmë se, therja e kurbaneve është obligativetë bëhet vetëm në thertoret e licencuara/aprovuaranga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të cilat janë nën mbikëqyrjenzyrtare të inspektorëve veterinarë. Kafsha e cila theret për konsum mbi të gjitha duhet të jetë e kontrolluar. Andaj në thertore kontrolli kryhet para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes,ku vlerësohet gjendja shëndetësore e kafshësdhe pas procesit të therjes, mishiju nënshtrohet kontrollit veterinar për verifikimin e përshtatshmërisë si produkt ushqimor për konsum. Kushtetteknike, sanitare dhe higjienike nëthertorete licencuara janë adekuate të cilat posedojnë ambient, temperatura dhe pajisje higjieniksi kushtepër therrje të sigurta, ku pengojnëkontaminimin e mishit nga faktorë të ndryshëm” thuhet në komunikatë.

    “Të gjithë personat fizik dhe juridik, të veprojnë në pajtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe vendimet e Qeverisë, për masat e parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID 19. Inkurajojmë të gjithë të përdorin masat mbrojtëse gjatë tregtimit prej fermës dhe në thertore. Po ashtu të sigurohen se, kafshëtnë fermaposedojnë numrin e matrikullit dhe dokumentet tjera, të cilat dëshmojnë mbi origjinën dhe gjendjen shëndetësore të kafshës. Në të gjithë vendin janë mbi 50 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat për qytetaret tanë”.

    AUV kërkon që si shoqëri, të tregojmë nivel të lartë të kulturës duke mos shfaqur imazhe të prerjes-therrjes së kafshëve në hapësirat publikedhe çdo vend tjetër qe nuk është i destinuar për këtë aktivitet.Inspektoratet e nivelit qendror dhe atij lokal, së bashku me policinë do të monitorojnë respektimin e masavedhe ndaj të gjithë shkelësve do të iniciohen procedurakonform dispozitave ligjore në fuqi.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.