×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Autostrada Shkup-kufiri me Kosovën ende vetëm në letër, punimet s’kanë nisur akoma

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Edhe një arsye për shtyrjen e punimeve për ndërtimin e autostradës së premtuar Shkup-Bllacë (Hani i Elezit). Vonesa ishte për shkak të shpronësimit të tokës. Nga Ndërmarrja Publike për rrugët e shtetit thonë se punët kanë ngecur në muajin prill. Përveç çështjeve pronësoro- juridike, institucionet në atë kohë kanë punuar me kuadër të përgjysmuar për shkak të virusit. Nga Ndërmarrja, si shumë herë më parë, thotë se muajin e fundit është arritur marrëveshje me rreth 80 për qind të qytetarëve që kanë prona në trasenë ku duhet të kalojë autostrada.

    Është filluar, puna përgatitore ka nisur. Shihni, bëhet fjalë për ndërtim të autostradës. Shumë shpesh njerëzit dhe disa gazetarë mendojnë se diçka është filluar vetëm kur eskavatori dhe buldozeri të shihen aty. Pra, kur bëhet fjalë për ndërtim kaq serioz, së pari ndërmarrja e ndërtimit vendos pikë të caktuar dhe e bën vendin e ndërtimit – deklaroi Zoran Kitanov- drejtor i NPRRSH.

    Autostrada duhet të ndërtohet në dy faza. E para është e gjatë 2 kilometra, kurse autoritetet kanë njoftuar se do të jetë gati për 18 muaj. Deri më tani ka vonesë prej tre muajve. Seksioni i dytë është i gjatë mbi 10 km dhe pritet të ndërtohet për 36 muaj.

    “Nga zona industriale Vizbeg, ekipi Alsat u drejtua për në vendkalimin kufitar. Tani po kthehemi, ajo që pamë është se asnjë aktivitet ndërtimor nuk po ndodh në terren, në rrugën që duhet të jetë autostradë që lidh me Kosovën”.

    Vlera totale e autostradës Shkup-Bllacë prej 12 km parashihet të kap shifrën prej 110 milionë eurove. Ky aks në fjalimet parazgjedhore të qeverisë u theksua si prioritet, por tani për tani nuk ka punime ndërtimore/Alsat.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.