Një ditë pasi u ‘kidnapua’ nga disa persona të paidentifikuar në Bjellorusi, figura kryesore e opozitës Maria Kolesnikova, ka qenë e përfshirë në ‘skena dramatike’ në kufi.
Sipas BBC, autoritetet bjelloruse me këtë rast thonë se e njëjta u arrestua derisa përpiqej të largohej në Ukrainë, në orët e para të së martës.
Mirëpo këtë lajm e demantoi vetë Ukraina ku tha se zyrtarët e Bjellorusisë u përpoqën ta dëbojnë atë, ndërkaq ajo u detyrua ta griste pasaportën për t’i ndaluar ata.
Kolesnikova është njëra nga tre gratë e cila ka sfiduar presidentin Alexandar Lukashenko, i cili doli sërish fitues në zgjedhjet e fundit.
Qindra mijëra qytetarët kanë protestuar me ditë të tëra në Minsk, për të kundërshtuar rizgjedhjen e presidentit aktual.
Të njëjtit pretendojnë se rezultati i zgjedhjeve presidenciale ishte manipuluar nga vetë Lukashneko, i cili doli i pari me 80 për qind të votave.
Rezultatin e këtyre zgjedhjeve nuk e ka pranuar as edhe Bashkimi Evropian.