
Nënkryetari i Prishtinës Muhedin Nushi për “Front Online”, ka thënë se transporti i “Trafikut Urban” do të funksionalizohet ditën e hënë më 18 maj dhe fillimisht do të operojë në mënyrë të reduktuar.
Paralajmëron nënkryetari: Prishtina mund t’i rikthehet karantinës, qytetarët i kanë 3 obligime
Për këtë Nushi thotë se do të jetë i reduktuar edhe numri i qytetarëve që do të mund të hyjnë në një autobus.
“Me datën 18 maj në fazën e dytë të lehtësimit të këtyre masave është paraparë që Trafiku Urban të fillojë me punën e vet. Me siguri që do të ketë edhe reduktime të numrit të qytetarëve që do të mund të hyjnë në një autobus. Stacioni i Autobusëve nuk është duke funksionar nga data 13 mars, nga futja e masave të para”, ka pohuar ai.
Ja si do të mund të pini kafe në kafiteritë e Prishtinës pas 1 qershorit